Page 112 - Demo
P. 112


                                    110Psikologu Abraham Maslou (Abraham Maslow), paraqiti në vitin 1943 hierarkinë e nevojave të njerëzve, të cilat gjithashtu përbëjnë stimuj për konsum. Ai identifikoi pesë lloje nevojash/kërkesash: x nevoja fiziologjike, që shprehen me nevojën për ushqim, gjumë dhe marrëdhënie seksuale;x nevoja për siguri, që shprehen nëpërmjet nevojës për siguri, mbrojtje nga dëmtimet, shmangie të rreziqeve etj.;x nevoja shoqërore, që lidhen me nevojën për të pasur një familje dhe për të qenë pjesë e një grupi shoqëror.x nevoja për vlerësim, që shprehet me nevojën për vetëbesim, vetërespekt;x nevoja për realizimin e pikësynimeve në jetë, për t’u ndier të plotësuar si qenie njerëzore.Kjo është një nga teoritë e para rreth nevojave të konsumatorit. Marketingu i sotëm përcakton një sërë faktorësh të ndërlidhur me nevojat e identifikuara nga psikologu Maslou.ďƌĂŚĂŵDĂƐůŽƵKonsumatoriNevoja fiziologjikeNevoja për siguriNevoja shoqëroreNevoja për vlerësimNevoja për realizimPasion, krijimtari, moralitet, zgjidhje problemesh.Vetëvlerësim, vetëbesim, respekt për veten dhe për të tjerët.Miqësi, familje, marrëdhënie shoqërore, intimitet, afërsi.Siguri në lidhje me: trupin, punësimin, familjen, pronën dhe shëndetin.Ushqim, ujë, gjumë, frymëmarrje, shëndet. Zgjedhja e konsumatorit dhe faktorët që e përcaktojnë atëZgjedhja e konsumatorit ndikohet nga disa faktorë, të cilët janë paraqitur më poshtë.a. Faktorët individualëSasia e produkteve që konsumon një individ, varet nga disa karakteristika personale. Faktorët individualë ndahen në dy grupe:
                                
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116