Page 113 - Demo
P. 113
111- Faktorët demografikë, që përfshijnë rrethana, si: mosha, gjinia, arsimi, vendbanimi, punësimi, të ardhurat etj. Këto karakteristika na ndihmojnë të kuptojmë arsyet e zgjedhjes së konsumatorit. Kështu, përgjithësisht, të moshuarit konsumojnë më shumë barna në krahasim me të rinjtë, nxënësit konsumojnë më shumë pajisje kancelarie nga kategoritë e tjera, njerëzit e skenës dhe të ekranit konsumojnë më shumë produkte kozmetike sesa njerëzit që kryejnë profesione të tjera etj.- Personaliteti i blerësit, i cili shprehet në elemente, si: besimi në vetvete, pavarësia personale, toleranca etj.b. Faktorët psikologjikëFaktorët kryesorë psikologjikë që ndikojnë në sjelljet e konsumatorëve, janë: motivimi, perceptimi, edukimi, bindjet dhe qëndrimet. Mjaft studiues tregojnë se akti i blerjes nuk është vetëm akt ekonomik, por shprehje tërheqjesh, qëndrimesh dhe emocionesh me prejardhje të pavetëdijshme. Kur blejmë një markë këpucësh, veture, gazete, ne blejmë imazhin tonë, pavarësisht nga fakti se ky vendim mund të ketë ose jo vlerë praktike. Faktorët psikologjikë që ndikojnë në blerje lidhen gjithashtu me plotësimin e nevojave të ndryshme të njerëzve, sikurse theksoi edhe psikologu Maslou. c. Faktorët shoqërorëNë sjelljet e konsumatorëve ndikojnë gjithashtu faktorë shoqërorë, ku mund të përmendim grupet referuese, siç janë: familja, kolegët, shokët/shoqet etj. Në këtë kategori faktorësh bëjnë pjesë edhe roli e statusi shoqëror. Kështu, një individ që ka një status të privilegjuar në shoqëri është i interesuar të blejë veshje të markave të njohura, për t’u paraqitur mirë.d. Faktorët kulturorë Këta faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në konsum. Për shembull: në një familje ku leximi i librave është një normë e rëndësishme, anëtarët priren të blejnë më shumë libra sesa pjesëtarët e një familjeje që nuk e ka këtë orientim. Gjithashtu në kultura ku njerëzit jetojnë në komunitet dhe mikpritja konsiderohet një vlerë e rëndësishme, njerëzit kanë interes të blejnë produkte që lidhen me zbukurimin e dhomës së miqve, shtrimin e tryezës etj., ndërsa në kultura më individualiste, njerëzit nuk janë të prirur nga konsumi i produkteve të tilla.e. Faktorët mjedisorëFaktorët mjedisorë lidhen me situatën në të cilën ndodh blerja. Ata përfshijnë rrethanat e blerjes së një produkti, si dhe çmimin, reklamën dhe shpërndarjen, që ndikojnë mbi konsumatorin, duke u perceptuar si stimuj gjatë procesit të blerjes. Kështu, nëse kalojmë pranë një dyqani ku reklamohet një ulje çmimesh për një produkt, për të cilin nuk kemi një nevojë të ngutshme, ne mund ta blejmë Konsumatori

