Page 115 - Demo
P. 115
113 Kuptimi i kontratës dhe kontrata e shitblerjes sipas legjislacionit shqiptarNjë pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve shoqërore rregullohet me anë të kontratave. Kontrata është një marrëveshje dhe përbën një veprim juridik, nëpërmjet të cilit një ose disa palë krijojnë, ndryshojnë apo shkëputin një marrëdhënie juridike. Qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve, që është thelbi i ekonomisë, kryhet me anë të kontratave. Në Kodin Civil paraqiten disa lloje kontratash, si: kontrata shitblerjesh, shkëmbimi, dhurimi, furnizimi, qiraje, sipërmarrjeje etj. tema 3 Kontrata e shitblerjes dhe elementet e sajTerma dhe koncepte: NRQWUDWNRQWUDWVKLWEOHUMHMHOORMHNRQWUDWDVKNXVKWHWOLGKMHVVNRQWUDWV]JMLGKMHHNRQWUDWVFtesë për diskutimKontrataĞƐŚŝƚũĞƐŶĞŐŽĐŝŽŚĞƚŶŐĂďůĞƌģƐŝĚŚĞƐŚŝƚģƐŝ͘<ŽŶƚƌĂƚĂĚŽƚģƋƵŚĞŶqë nga marrëveshjet e thjeshta gojore e deri te dokumentet e ndërlikuara ůŝŐũŽƌĞ͕ŶģǀĂƌģƐŝƚģŶĂƚLJƌģƐƐģŵĂƌƌģĚŚģŶŝĞƐƋģƉģƌďģŶŽďũĞŬƟŶĞƐĂũ͘Çfarë dini ju për kontratat? A kanë vlerë ligjore kontratat e pashkruara? Sipas Kodit, kontrata e shitblerjes ka për objekt transferimin e pronësisë së një sendi ose transferimin e një të drejte, si për shembull: e drejta e kredisë, e drejta për një pjesëmarrje shoqërore etj. Kontrata e shitblerjes përbën kështu një marrëveshje mes shitësit dhe blerësit.Elemente thelbësore të kontratës së shitjes janë: ekzistenca e sendit, i cili është në qarkullim, dhe përcaktimi i çmimit të tij. Shitësi ka për detyrë që sendin e shitur t’ia dorëzojë blerësit në kohën dhe vendin e caktuar me kontratë. Kontrata bëhet e pavlefshme nëse blerësi nuk e paguan çmimin e kontraktuar, sepse detyrimi i blerësit nënkupton pagesën e çmimit të vendosur në kohën dhe vendin e caktuar. Llojet e kontratave në ligjin për mbrojtjen e konsumatoritKontratat janë të shumëllojshme si për nga natyra dhe përmbajtja e tyre, si për nga të drejtat dhe detyrimet që burojnë prej tyre. Nisur nga objekti i tyre, kontratat mund të ndahen në kontrata që synojnë shitjen e një malli dhe në kontrata që synojnë ofrimin e një shërbimi. Kontratat e konsumatorit janë sa të ndryshme, aq dhe të ngjashme me njëra-tjetrën në disa aspekte, pasi të gjitha duhet të përmbajnë kushtet e ligjit që mbron konsumatorin.

