Page 116 - Demo
P. 116


                                    114Gjithashtu, kontratat mund të ndryshojnë në funksion të largësisë gjeografike, duke u ndarë në: kontrata që lidhen mes palëve në prani të njëra-tjetrës (blerja e një televizori në dyqan) dhe kontrata në largësi, kur palët nuk janë të pranishme (blerjet në internet). Së fundi, kemi dhe disa kontrata të rëndësishme për konsumatorët, disa prej të cilave janë:1. Kontrata e shitjes së energjisë elektrike dhe kontrata e shërbimeve të ujit: Furnizimi me energji elektrike dhe me ujë llogaritet në bazë të konsumit real dhe vlerësohet nëpërmjet aparateve matëse. Vlera e konsumit real paraqitet në një faturë, së bashku me çmimin, në mënyrë të qartë, të lexueshme dhe jo të dyshimtë. 2. Kontrata e telekomunikacionit:  Fatura për shërbimet e telekomunikacionit, që i dërgohet konsumatorit, duhet të përmbajë informacion të plotë për listën e numrave të telefonave të thirrur, kohën dhe zgjatjen e telefonatave të bëra, numrin e impulseve dhe çmimin total për periudhën e caktuar. 3. Marrëveshja e kredisë konsumatore është çdo marrëveshje, ku një kredidhënës (kryesisht bankat) i jep ose premton t’i japë një konsumatori një kredi, në formën e një pagese të shtyrë, të një huadhënieje ose të marrëveshjeve të tjera të ngjashme financiare.4. Kontratat e paketave të udhëtimit janë kontrata që i sigurojnë konsumatorit një kombinim të parapërgatitur të jo më pak se dy prej shërbimeve: (a) transporti; (b) strehimi; (c) shërbime të tjera turistike, që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me transportin ose strehimin dhe që përbëjnë pjesë të konsiderueshme të paketës. Këto kontrata mbulojnë një periudhë kohore prej jo më pak se njëzet e katër orësh ose që përfshin strehimin, të paktën për një natë.  Kushtet e përgjithshme të lidhjes  së kontratës dhe efektet e sajPër të lidhur një kontratë është e rëndësishme të plotësohen disa kushte të përgjithshme.Ͳ Së pari, të dyja palët duhet të kenë vullnetin për të lidhur këtë kontratë. Ͳ Së dyti, kontrata duket të ketë një shkak të ligjshëm, në të cilin mbështetet detyrimi.Ͳ Së treti, kontrata duhet të ketë një objekt të qartë, që përbën edhe atë që njihet si lënda e kontratës.Ͳ Së katërti, forma e kontratës duhet të jetë në përputhje me kërkesat e ligjit.Kontrata detyron palët jo vetëm për sa është parashikuar në të, por edhe për të gjitha pasojat që rrjedhin nga zbatimi i ligjit. Kontrata ka efekt ndaj palëve të treta në rastet e parashikuara me ligj. Konsumatori
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120