Page 118 - Demo
P. 118


                                    116 Procedura të mbrojtjes pas  blerjes dhe koncepti i garancisëPër një pjesë të mallrave, marrëdhënia mes shitësit dhe blerësit, ose prodhuesit dhe konsumatorit, nuk përfundon me shitjen e mallit. Për mallrat me afat të gjatë përdorimi, prodhuesit dhe shitësit sigurojnë pjesë këmbimi të nevojshme për mirëmbajtjen dhe riparimin e këtyre mallrave brenda periudhës së garancisë, qoftë kjo garanci sipas dispozitave ligjore apo atyre kontraktuale.Koncepti i garancisë së një produkti lidhet me sigurinë që prodhuesi i jep konsumatorit për cilësinë e një malli ose për shërbimin që ky i fundit blen. Garancia është e kufizuar në kohë dhe, zakonisht, sa më i gjatë të jetë afati i garancisë, aq më cilësor besohet se është malli. tema 4 GaranciaTerma dhe koncepte: JDUDQFLOH[LPLJDUDQFLVŸUŸQGŸVLHJDUDQFLVŸFtesë për diskutimŝƐĂŶũĞƌģnjƉĂƌĂƉģůƋĞũŶģƚģďůĞũŶģŶģƉģƌŵũĞƚŝŶƚĞƌŶĞƟƚ͕ŶĚģƌƐĂĚŝƐĂƚģƚũĞƌģũŽ͘sĞĕĂŶģƌŝƐŚƚŶģƌĂƐƚďůĞƌũĞũĞƚģƉĂũŝƐũĞǀĞŵĞƉģƌĚŽƌŝŵĂĨĂƚŐũĂƚģ͕ƐŝĕũĂŶģƉĂũŝƐũĞƚĞůĞŬƚƌŽŶŝŬĞ͕ŵũĂŌŬŽŶƐƵŵĂƚŽƌģŬģƌŬŽũŶģƚģƉĂũŝƐĞŶŵĞŇĞƚģŐĂƌĂŶĐŝŶģĞƉƌŽĚƵŬƟƚ͘ƚĂŶƵŬũĂŶģƚģƐŝŐƵƌƚƐĞƐŚŝƚģƐŝŶģĚŝƐƚĂŶĐģĚŽƚ͛ŝƵƉģƌŐũŝŐũĞƚ͕ŶģƐĞŵĂůůŝŝƐĂƉŽďůĞƌģŶƵŬĚŽƚģĨƵŶŬƐŝŽŶŽũģƐŝĕĚƵŚĞƚ͘WŽũƵŬĞŶŝƉĂƐƵƌŶĚŽŶũģŚĞƌģƉƌŽďůĞŵĞŵĞŶĚŽŶũģƉƌŽĚƵŬƚƚģƌŝ͍EģƌĂƐƚƐĞƉŽ͕ĂŝũĞŶŝĚƌĞũƚƵĂƌƐŚŝƚģƐŝƚ͕ĚƵŬĞƐŚĨƌLJƚģnjƵĂƌŇĞƚģŐĂƌĂŶĐŝŶģĞƉƌŽĚƵŬƟƚ͍EģƐĞƉŽ͕ƐŝģƐŚƚģnjŐũŝĚŚƵƌƉƌŽďůĞŵŝ͍Garancia është pjesë e kontratës mes shitësit dhe blerësit dhe, si e tillë, fletëgarancia firmoset dhe vuloset nga shitësi i autorizuar për tregtimin e produktit në fjalë. Sipas legjislacionit shqiptar, “garanci kontraktuale” është çdo angazhim, pa pagesë shtesë, i shitësit apo prodhuesit kundrejt konsumatorit, për rimbursimin e çmimit të paguar ose për zëvendësimin apo riparimin e mallit, me qëllim që ky i fundit të kthehet në gjendjen e përshkruar në kushtet e miratuara nga konsumatori. Nëse, pas përpjekjeve për riparim, konstatohet se malli vijon të mos plotësojë kushtet për të cilat është rënë në ujdi, konsumatori ka të drejtë të kërkojë zëvendësimin e mallit.
                                
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122