Page 119 - Demo
P. 119
117 Përmbajtja e garancisë dhe leximi i sajSipas legjislacionit shqiptar, tregtari është i detyruar të plotësojë deklaratën e garancisë dhe t’ia dorëzojë atë konsumatorit. Deklarata e garancisë i jepet konsumatorit në gjuhën shqipe. Ajo duhet të jetë e shkruar në një gjuhë të qartë e të kuptueshme dhe të përmbajë të dhënat e nevojshme, siç janë:x emërtimi i mallit ose i shërbimit; x emri dhe adresa e garantuesit; x afati dhe zona e veprimit të garancisë.Leximi i garancisë nga ana e konsumatorit duhet bërë në mënyrë të kujdesshme, sepse ajo ndikon në të drejtat dhe detyrimet e blerësit nga njëra anë dhe të shitësit nga ana tjetër. Në shumë raste, mallrave ose shërbimeve të ofruara u bashkëngjiten garanci shumë të gjata dhe të pakuptueshme, të cilat mund të përmbajnë kushte jo të favorshme për konsumatorin, madje, në disa raste, dhe të kundërligjshme. Konsumatori duhet ndihmuar të kuptojë, prandaj janë ngritur shoqata konsumatorësh dhe agjenci shtetërore të konsumatorëve, që mbrojnë të drejtat e tyre. Rëndësia e garancisë për respektimin e të drejtave dhe detyrimeve të konsumatoritGarancia, bashkë me faturën ose kuponin tatimor, duhet të ruhen nga ana e konsumatorit derisa të përfundojë afati i garancisë, në mënyrë që konsumatori të ketë të drejtën të ankohet dhe të mbrohet.Shitësi është i detyruar të pranojë ankesat për mallrat në çdo vend ku ushtron ose paraqet veprimtarinë e tij, me përjashtim të rastit kur është autorizuar një palë e tretë për riparimet. Shitësi ka detyrimin t’i përgjigjet sa më shpejt shqetësimit Konsumatori

