Page 12 - Demo
P. 12
10Supozohet se në demokracitë liberale ligjet respektohen nga të gjithë dhe mbrojnë ose ndëshkojnë në mënyrë të barabartë të gjithë anëtarët e komunitetit, qofshin këta politikanë, nëpunës, punëtorë, të pasur apo të varfër. Të gjithë individët në një demokraci konsiderohen si qytetarë, pra të barabartë ndërmjet tyre, pavarësisht nga statusi social, pasuria apo prejardhja e tyre.Në këtë kuadër, ligjet në një demokraci të shëndetshme liberale, pra në një shtet demokratik, mbartin funksionet e mëposhtme.Ligjit Janë mbrojtësit e jetës dhe sigurisë së qytetarit brenda kufijve të shtetit përkatës, por edhe jashtë tij. Për këtë arsye, ligjet miratohen kryesisht nga shtetet, por mund të jenë edhe produkt i marrëveshjeve ndërkombëtare mes shteteve ose i organizatave ndërkombëtare ku ky shtet është anëtarësuar.t Janë rregulluesit e jetës sociale dhe të marrëdhënieve mes shtetasve. Nëse ligjet nuk do të ekzistonin, atëherë do të jetohej në liri, veçse në një situatë anarkike ku askush nuk do të ndihej më i sigurt, por do të fitonte “më i forti”, pra, do të mbizotëronte i ashtuquajturi “ligj i xhunglës”.t Janë parandaluesit e dëmeve materiale dhe të konflikteve njerëzore. Ligji ka si synim të minimizojë rreziqet që mund t’i kanosen njeriut nga veprimtaria e vetë njeriut. Kështu, ligjet hartohen në mënyrë që të parashikojnë dhe të parandalojnë rastet e abuzimeve në punë, të ndalimit të sekuestrimit të pronave, të mbarëvajtjes së kontratave etj.t Janë përmirësuesit e jetës së njeriut në një komunitet. Ligjet rregullojnë jo vetëm marrëdhëniet mes njerëzve, por edhe marrëdhëniet mes qeverive dhe shtetasve të tyre. Kështu, ligji i mbron këta të fundit nga abuzimi i institucioneve dhe përcakton rolin e institucionit në përmirësimin e jetës së qytetarit nëpërmjet të drejtave të tij, por edhe detyrat e qytetarit ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të tij.t Funksionet e ligjeve në demokraci kanë lidhje të drejtpërdrejtë me cilësinë e jetës së qytetarit dhe me standardin e jetesës së tij. Sa më efikase të jenë këto ligje, aq më të larta do të jenë siguria dhe cilësia e jetës në një vend. Qytetarët do të mund të kenë një perspektivë të qartë dhe të jenë shpresëplotë për të nesërmen. Efektet e moszbatimit të ligjit në kohë dhe në hapësirëQytetari ka përgjegjësi penale, civile dhe administrative në një sistem ku ai bashkëvepron me të tjerë. Ai ndikon në këtë sistem si me veprimet, ashtu edhe me mosveprimet e tij. Kështu, nëse një qytetar kryen një krim, ai do të mbajë përgjegjësi penale. Nëse do të shkelë të drejtën e dikujt tjetër për t’u informuar, mbi të do të bjerë përgjegjësia civile dhe, nëse nuk do të paguajë taksat, ndonëse, në këtë rast, kemi të bëjmë me një mosveprim, ai do të përgjigjet përpara ligjit. Në aspektin e përgjegjësisë penale, civile ose administrative, pesha e mosveprimit mund të barazohet me atë të aktit të një qytetari në një situatë ndërveprimi. Kështu, nëse dikush nuk i jep ndihmën e parë një të aksidentuari ose nuk bashkëpunon me forcat e rendit për kapjen e një krimineli, ai mund të konsiderohet fajtor përpara ligjit po aq sa individi që ka luajtur një rol aktiv

