Page 121 - Demo
P. 121


                                    119 Reklama dhe funksionet e sajReklama (publiciteti) është një formë e paguar e promocionit. Ky i fundit është çdo formë komunikimi e përdorur me qëllim që: a) të informojë; b) të bindë; c) të drejtojë vëmendjen e njerëzve ose t’i kujtojë ata për mallrat, shërbimet, imazhin e një ndërmarrjeje apo individi, raportet e tyre me shoqërinë etj.Më poshtë paraqiten tri modele reklamash, transmetimi i të cilave shërben për qëllimet e mësipërme.- Reklama që ju informon: “Më në fund, në Shqipëri mbërriti Kompania X”. - Reklama që ju bind: “Udhëtoni me agjencinë Y, sepse ajo…”.- Reklama që ju kujton: “Banka Z, gjithmonë e para në...”.tema 5 Reklama dhe konsumatoriTerma dhe koncepte: UHNODPŸIXQNVLRQHWŸUHNODPŸVNHTSŸUGRULPLUHNODPŸVRUJDQL]DWDQŸPEURMWMHWŸNRQVXPDWRULWFtesë për diskutim<ƵũƚŽŶŝĚŝƐĂƌĞŬůĂŵĂƋģũƵŬĂŶģŵďĞƚƵƌŶģŵĞŶĚũĞĚŚĞƉģƌƐŚŬƌƵĂũŝŶŝĂƚŽ͘ĨĂƌģŵĞŶĚŽŶŝƐĞģƐŚƚģĞƌģŶĚģƐŝƐŚŵĞŶģŬģƚŽƌĞŬůĂŵĂ͗ƉƌŽĚƵŬƟƋģƌĞŬůĂŵŽŚĞƚ͕ƉĞƌƐŽŶĂnjŚĞƚĞƌĞŬůĂŵĂǀĞ͕ŝĚĞũĂŽƌŝŐũŝŶĂůĞĞƚLJƌĞĞƚũ͘^ĂũĞŶŝŶĚŝŬƵĂƌŶŐĂŶũģƌĞŬůĂŵģĞĐĂŬƚƵĂƌƉģƌƚģďůĞƌģƉƌŽĚƵŬƟŶĞƌĞŬůĂŵƵĂƌŶģƚģ͍Sipas ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, publicitet është çdo formë paraqitjeje e një malli ose shërbimi nga një subjekt tregtar (biznese, zanate ose profesione). Por reklama duhet të përmbajë edhe të drejtat dhe detyrimet që ka ky subjekt tregtar ndaj konsumatorit: së pari, për të informuar konsumatorin dhe, së dyti, për të shmangur reklamat mashtruese. Studiuesit e marketingut paraqesin disa funksione të reklamave. Reklama mund të ketë:a. funksion informues apo referues. Këtë funksion e kryejnë vetëm reklamat për marka të njohura, Këto reklama nuk e përpunojnë më tej subjektin, sepse, në rastin e tyre, një thjeshtësi e këtillë, e cila, në fakt, sugjeron suksesin dhe madhështinë, është e pranueshme. b. funksion shprehës, i cili lidhet me subjektivitetin, si p.sh.: pamje nga natyra në fshat, fshatarë të thjeshtë, krenarë, të pavarur, formojnë imazhin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, dhe e veshin me një identitet të caktuar markën përkatëse. 
                                
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125