Page 122 - Demo
P. 122


                                    120c. funksion mbresëlënës, i cili përmbushet kur reklama i drejtohet kryesisht një kategorie të caktuar konsumatorësh, siç mund të jetë reklama e një pijeje freskuese që synon t’iu bëjë përshtypje të rinjve.d. funksionin e kanalit të mesazhit. Në këtë rast, i kushtohet vëmendje e madhe lidhjes me auditorin nga një kanal i caktuar. Kështu, në varësi të llojit të reklamës, mund të përdoren kanale të ndryshme për të ndikuar më fort te konsumatori. Reklama televizive shpesh mund të jetë shumë e fuqishme dhe mund të ketë efekt hipnotizues për konsumatorin.  Keqpërdorimi i reklamësKeqpërdorimi i reklamës përbën shkelje të interesave dhe të së drejtave të konsumatorit. Sipas ligjit nr. 9902 “Për mbrojtjen e konsumatorit”, i ndryshuar, një praktikë tregtare është çorientuese kur përmban informacion të rremë dhe, për rrjedhojë, është e pavërtetë. Gjithashtu, në këtë ligj thuhet se publiciteti është i padrejtë, kur ka një përmbajtje diskriminuese në lidhje me seksin, racën, fenë, kombësinë, bindjet politike, moshën, veçoritë fizike dhe mendore.Ndonjëherë edhe reklamat krahasuese mund ta çorientojnë konsumatorin dhe të dëmtojnë një konkurrent. Sipas ligjit të sipërpërmendur, reklamat krahasuese lejohen kur janë në përputhje me disa kushte, si p.sh.: kur nuk janë çorientuese, kur krahasojnë mallra dhe shërbime që plotësojnë të njëjtat nevoja ose shërbejnë për të njëjtin qëllim, kur nuk përfitojnë në mënyrë të pandershme nga reputacioni i një marke tregtare etj. Organizata në mbrojtje të konsumatoritInstitucionet shtetërore kompetente, janë organet kryesore përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorëve dhe të të drejtave themelore të tyre, në mënyrë të veçantë të grupeve të konsumatorëve më të ndjeshëm, si p.sh.: fëmijët, të moshuarit, personat në gjendje ekonomike të vështirë, invalidët, të sëmurët, si dhe personat me aftësi të kufizuara mendore e fizike. Ministria përgjegjëse për fushën e tregtisë, nëpërmjet strukturës administrative përkatëse, harton politikat dhe siguron instrumentet rregulluese të mbrojtjes së konsumatorit, si dhe zbatimin efektiv të këtij ligji. Kuadri institucional për mbrojtjen e konsumatorëve në Shqipëri ka përcaktuar disa institucione me kompetenca përkatëse.Sektori i Mbrojtjes së Konsumatorit në Drejtorinë e Tregut të Brendshëmështë struktura përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS). Ky sektor është përgjegjës për formulimin e politikave dhe legjislacionit mbi çështjet e mbrojtjes së konsumatorit, si dhe për sigurimin e instrumenteve rregullatore në zbatim të politikave dhe legjislacionit në fjalë.Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve është struktura kryesore zbatuese e legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorëve. Ky komision është organ vendimmarrës me kompetenca për marrjen e masave administrative në rast shkeljeje të legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit. Komisioni përbëhet nga dy përfaqësues të MZHETTS-së, dy përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë Konsumatori
                                
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126