Page 124 - Demo
P. 124
122tema 6 Veprimtari praktikeTë kuptuarit e funksioneve të reklamave dhe keqpërdorimi i tyre ObjektivatNxënësi aftësohet:ttë interpretojë reklamat;ttë përshkruajë funksionet e tyre;ttë analizojë raste të keqpërdorimit të reklamave, nga këndvështrimi i shkeljes së të drejtave të konsumatorit.Udhëzim: Nxënësit e klasës X ndjekin me kujdes reklamat në një ose disa burime, si p.sh.: interneti, revistat e gazetat, media televizive, posterat në rrugë etj. Shënojnë përmbajtjen e tyre, i fotografojnë, i filmojnë, ose presin pjesët përkatëse nga gazetat e revistat ku janë botuar. Më pas, secili analizon funksionin/et që përmbush reklama/t që kanë përzgjedhur. Nxënësi gjithashtu identifikon raste të keqpërdorimit të tyre, nga këndvështrimi i shkeljes së të drejtave të konsumatorit.Punë studimore: Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve si konsumatorObjektivatNxënësi aftësohet:t të përshkruajë disa nga faktorët që ndikojnë në sjelljet e konsumatorit;t të identifikojë probleme të thjeshta si konsumator;t të japë sugjerime për zgjidhjen e problemeve të konsumatorëve.Udhëzim: Për të kryer një punë studimore, mund të ndiqni hapat e mëposhtëm.tZgjidhni një fushë produktesh, për të cilën do të bëni një kërkim modest, si për shembull: prodhimi i brumërave (bukë, byrekë etj.), pajisjet elektroshtëpiake, fruta-perimet, veshmbathjet, paketat turistike etj. tIntervistoni njerëz të kategorive të ndryshme (vajza e djem, gra e burra, të rinj e të moshuar, banorë të qytetit dhe të fshatit, të mirarsimuar e më pak të arsimuar etj.). tDrejtojuni atyre pyetje në lidhje me problemet që kanë pasur së fundmi si konsumatorë të produkteve të fushës që ju keni zgjedhur. Pyetini gjithashtu se si i kanë zgjidhur këto probleme. tMbani shënim përgjigjet e tyre. tParaqitini këto të dhëna në mënyrë të përmbledhur, duke treguar në fund cila mund të ishte një rrugë e suksesshme për zgjidhjen e problemeve nga ana e tyre.

