Page 129 - Demo
P. 129
127Puna dhe e drejta e punëszanatesh mund të jenë: mësues, kopshtar, nëpunës në administratë publike, minator, metalurg, sportelist në bankë, mjek, avokat, kameraman. Nga natyra e punëve të përmendura, do të vëmë re se nga disa punë prodhohen mallra (kopshtari punon për të prodhuar fruta, minatori nxjerr metale), me anë të të cilave prodhohen pajisje të ndryshme, ndërsa nga disa të tjera nuk prodhohet gjë, por ofrohen shërbime (mësuesi, sportelisti i bankës, avokati etj.). Në këtë kuptim, puna ndahet në veprimtari që sigurojnë të mira materiale (prodhim) dhe veprimtari që ofrojnë shërbime (shërbim). Gjithashtu, puna ndahet në punë të kryera në sektorin publik (p.sh.: puna në administratën publike) dhe në sektorin privat (p.sh.: puna në një firmë ndërtimi). Zakonisht, në vendet me ekonomi të lirë tregu, sektori privat zë pjesën kryesore të totalit të punës së kryer. Gjithashtu, disa punë mund të bëhen në mënyrë të pavarur: në rast se punëtori dëshiron të jetë njëkohësisht sipërmarrës dhe punëtor, ai do të quhet i vetëpunësuar. Një farmacist, një mjek ose një fermer konsiderohen si të vetëpunësuar. Ata mund të drejtojnë dhe të zotërojnë një aktivitet tregtar apo shërbimi, por janë po ashtu të punësuar në fushën e tyre: ata vetëpunësohen në aktivitetin që drejtojnë. Ndërkohë që një punonjës banke, një minator ose një punonjës kantieri detar janë të punësuar, ata as nuk e zotërojnë dhe as nuk e drejtojnë aktivitetin përkatës, ata janë thjesht punonjës. Kryesisht, vetëpunësimi zhvillohet më shumë në punët që lidhen me zanatet. I vetëpunësuari do të jetë drejtues i aktivitetit dhe zbatues i rregullave që do të vendosë vetë. Shumica e llojeve të tjera të punëve kryhen në grupe pak a shumë të strukturuara nga pikëpamja hierarkike. Puna dhe e drejta për punëProblematikat aktuale dhe shumë të debatuara lidhur me konceptin e punës janë dy. Së pari, ende diskutohet gjerësisht në lidhje me të drejtën për të pasur një punë. Mbrojtësit e kësaj teze mendojnë se çdokush duhet të jetojë me dinjitet dhe se sigurimi i një pune ndihmon në këtë aspekt. Megjithatë, gjetja e një vendi pune lidhet me kërkesën dhe ofertën e tregut. Shteti nuk mund të detyrojë një sipërmarrje private të punësojë përtej nevojës së saj. Papunësia sot luftohet nëpërmjet një sërë politikash ekonomike të shteteve, të cilat synojnë hapjen e vendeve të reja të punës, duke nxitur investimet ose rikualifikimin e punëtorëve me njohuri dhe aftësi të reja etj.

