Page 132 - Demo
P. 132


                                    130 Kodi i Punës dhe parimet themeloreDispozitat ligjore që rregullojnë punën përmbahen kryesisht në Kodin e Punës. Aty përcaktohen së pari të drejtat themelore që gëzon çdo punonjës në Shqipëri. Kodi i Punës ka një rëndësi më të madhe se ligjet e tjera të miratuara në Kuvend. Kushtetuta parashikon se kodet miratohen me tre të pestat e votave (shumicë e cilësuar) të gjithë deputetëve të Kuvendit (140 deputetë), ndërkohë që ligjet e thjeshta votohen me shumicë të thjeshtë ose më shumicë absolute. Kjo tregon se për kodet kërkohet një mbështetje e gjerë e përfaqësuesve të popullit, e cila i kapërcen ndarjet partiake.Një nga parimet e para të Kodit të Punës është ndalimi i punës së detyruar, detyrim i parashikuar edhe në Kushtetutë. Puna e detyruar kuptohet si çdo punë ose shërbim që i kërkohet individit kundër vullnetit të tij, nën kërcënimin e një dënimi të çfarëdoshëm. Puna e detyruar ndalohet sepse bie ndesh me parimet e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Së dyti, Kodi i Punës siguron barazinë e individëve në procesin e rekrutimit dhe të kryerjes së punës. Kodi i mbron ata kundër diskriminimit në fazën e rekrutimit dhe gjatë kryerjes së punës, pavarësisht nga karakteristikat e gjithsecilit, siç janë: raca, orientimi seksual, feja, bindjet politike, origjina apo mosha. Ndonëse, në dukje, të ndryshëm nga njëri-tjetri, të gjithë kemi të drejtë të kemi mundësi të barabarta për punë dhe shpërblim të barabartë për kryerjen e së njëjtës punë. Parimi i mosdiskriminit vlen edhe për pushimet nga puna.  Të drejtat e punonjësve  dhe mbrojtja e tyreTë drejtat e punonjësve janë të drejta me natyrë ekonomike dhe sociale. Të drejtat e punonjësve janë edhe ato të drejta që lidhen me punonjësin si individ dhe që i përmendëm më sipër: përveçse të drejta sociale dhe ekonomike, ato janë, në radhë të parë, të drejta individuale. Punëtori i mbron të drejtat e tij në mënyra të ndryshme. Por meqenëse punëtori është palë e dobët në një kontratë pune, sa herë që kërkon realizimin e të drejtave të tij, ai mund të organizohet së bashku me punonjësit e tjerë për të ushtruar presion kundër punëdhënësit ose shtetit. Mekanizmat që përmend Kodi i Punës janë: sindikatat, negociatat me punëdhënësit dhe, në raste mosmarrëveshjeje, ndërmjetësimi i shtetit apo grevat. Grevat janë veprime kolektive që sjellin pezullimin e punës nga ana e punonjësve të një ndërmarrjeje ose një sektori ekonomik. Ato organizohen kryesisht me iniciativën e sindikatave. Natyrisht, greva, si mjeti më ekstrem i lëvizjes sindikale duhet të jetë e ligjshme dhe në përputhje me kërkesat që kanë punonjësit. Gjithashtu, punonjësi mund të zgjedhë t’i mbrojë të drejtat e tij në rrugë gjyqësore. Të drejtat e punonjësve janë të drejta të fituara ndër vite. Në një kuptim më praktik, këto të drejta sot përfshihen në Kodin e Punës, si dhe Puna dhe e drejta e punës
                                
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136