Page 135 - Demo
P. 135
133(paga, shpërblimet e tjera, si për shembull: dietat), kryerja e disa detyrave të caktuara dhe vartësia e punonjësit (punëmarrësit) ndaj punëdhënësit. Në mungesë të këtyre elementeve, nuk mund të flasim për kontratë pune. Kontrata e punës është njëra nga hallkat e normave që zbatohen në të drejtën e punës. Këto norma duhet t’i konceptojmë si një piramidë ku, në majë, qëndron Kushtetuta, pastaj konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, Kodi i Punës, ligjet e tjera, kontratat kolektive të punës dhe në fund, kontrata e punës. Kontrata e punës përveçse shpreh vullnetin e palëve, mishëron gjithashtu të drejtat dhe detyrimet që ka secila palë, në bazë të normave të mësipërme, me fuqi juridike më të madhe se kontrata e punës. Si duhet të jetë një kontratë pune?Kontrata e punës duhet të përmbajë në mënyrë të detyrueshme të drejtat dhe detyrimet e punonjësve. Në raste konfliktesh, gjykatat mund të vendosin sanksione të rënda kundër punëdhënësve, që nuk parashikojnë në mënyrë të plotë të drejtat dhe detyrimet e punonjësve në kontratë. Disa nga të drejtat e punonjësve janë: respektimi i orarit të punës (me përjashtim të rasteve urgjente, punonjësi nuk ka pse të qëndrojë në punë përtej orarit), respektimi i pushimeve vjetore (të cilat, sipas Kodit të Punës, duhet të jenë njëzet e tetë ditë në vit), respektimi i kushteve të mira të punës (për të cilat do të flasim më poshtë), dhënia e pagës, ndalimi i diskriminimit në vendin e punës, si dhe ndalimi i çdo sjelljeje që mund të interpretohet si ngacmim seksual. Ndërsa, disa nga detyrimet janë: besnikëria ndaj punëdhënësit (punonjësi e ka të ndaluar të kryejë punë të paguara diku tjetër), ruajtja e sekreteve tregtare, kujdesi në punë dhe shlyerja e dëmeve të shkaktuara si pasojë e pakujdesisë së tij. Kontrata e punës duhet të jetë gjithmonë e shkruar Çdo kontratë pune (ashtu si çdo kontratë që lidhet mes palëve) ka objektin e saj. Cilat do të jenë detyrat kryesore të punonjësit me të filluar punë? Në cilin sektor do të punojë? Këto janë pyetje, të cilat gjejnë përgjigje në objektin e kontratës së punës. Puna dhe e drejta e punës

