Page 136 - Demo
P. 136


                                    134 Kush e lidh kontratën e punës?Si rregull, kontrata e punës lidhet pasi të ketë nisur një fushatë rekrutimipunonjësish nga një sipërmarrje (firmë private, ndërmarrje shtetërore, institucion joqeveritar etj.). Sipërmarrjet e mëdha kanë një departament burimesh njerëzore, i cili kujdeset për zgjidhjen e problemeve që mund të kenë punonjësit, por, mbi të gjitha, është i ngarkuar me detyrën e rekrutimit të punonjësve të rinj dhe të nënshkrimit të kontratës së punës në emër të punëdhënësit. Departamenti i burimeve njerëzore shqyrton CV-të e kandidatëve, ku përmblidhet historiku i formimit dhe i veprimtarisë së tyre profesionale dhe, më tej, merr në intervistë kandidatët e përzgjedhur për këtë etapë. Zakonisht, brenda një afati relativisht të shkurtër, rekrutuesit i njoftojnë kandidatët për vendimin e tyre.Shpesh kandidatët i pajisin CV-të e tyre me fotografi. Në disa vende, kjo gjë është e ndaluar, pasi, nisur nga portreti, rekrutuesit mund të diskriminojnë kandidatët mbi bazën e përkatësisë etnike ose gjinore. Në Shqipëri, kjo çështje nuk është e rregulluar me ligj. Zgjidhja e kontratës së punësZgjidhja e kontratës së punës shënon dhe përfundimin e marrëdhënies së punës mes punonjësit dhe punëdhënësit. Shpesh, zgjidhja e kontratës do të bëhet me pëlqimin e të dyja palëve. Në disa raste, kontrata e punës zgjidhet sepse është vetë punonjësi që dëshiron të largohet nga puna. Por zgjidhja e kontratës mund të jetë edhe konfliktuale: njëra nga palët mund të ketë gabuar. Ka edhe raste ku, pavarësisht se asnjëra palë nuk i ka shkelur kushtet e kontratës, kushtet ekonomike jo të favorshme të ndërmarrjes i detyrojnë punëdhënësit të pushojnë nga puna një numër të caktuar punonjësish. Në dy rastet e fundit, humbja e vendit të punës përgjithësisht shënon fillimin e një periudhe pasigurie për punonjësin. Shteti duhet t’i ndodhet pranë punonjësit të papunë, në mënyrë që ta ndihmojë për të gjetur një punë të re brenda një afati të arsyeshëm. Zgjidhja e kontratës së punës pa shkaqe të bazuara bëhet vetëm nga punëdhënësi. Meqenëse punëdhënësi është në situatë më të favorshme (ai ka fuqinë në marrëdhënien kontraktore të punës), ai mund ta shpërdorojë këtë të drejtë, duke i pushuar punonjësit pa shkak. Në raste të tilla, punonjësi mund ta paditë në gjykatë ish-punëdhënësin e tij. Nëse vërtetohet se pushimi ka qenë pa shkak, gjykata e dënon punëdhënësin me sanksione të Puna dhe e drejta e punës
                                
   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140