Page 139 - Demo
P. 139
137 Mbrojtja e të miturveNjë shëtitje nëpër rrugët e qyteteve tona mjafton për të kuptuar menjëherë se jemi shumë larg zbatimit të parimeve më elementare të mbrojtjes së të miturve në punë. Megjithatë, Kodi i Punës parashikon disa parime shumë të rëndësishme, për të cilat autoritetet publike duhet të kujdesen që të mos mbeten në letër.Kodi i Punës ndalon marrjen në punë të fëmijëve nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, megjithëse nuk mohon plotësisht punën për të miturit. Kështu, gjatë pushimeve shkollore, fëmijët nga mosha pesëmbëdhjetë deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç mund të punësohen vetëm në punë të lehta. Fëmijët nën moshën pesëmbëdhjetë vjeç, ose fëmijët të cilët janë duke ndjekur arsimin e detyrueshëm me kohë të plotë, mund të punësohen në rast përfshirjeje në veprimtari kulturore ose për qëllime të ngjashme me to. Disa shembuj nga EvropaNë disa vende, punohet tridhjetë e pesë orë në javë, ndërsa në Shqipëri java e punës ka dyzet orë. Gjithashtu, në pjesën më të madhe të vendeve evropiane, punonjësve nuk mund t’u kërkohet të punojnë jashtë orarit, pa një arsye të fortë. Orët shtesë paguhen më shumë se orët normale të punës. Leja vjetore, e cila parashikon katër javë pushim në vit, në shumicën e vendeve evropiane respektohet me përpikëri. Në Shqipëri, ndonëse Kodi i Punës parashikon gjithashtu të drejtën e përfitimit të një lejeje vjetore prej katër javësh, vihet re se në shumë institucione ky minimum nuk respektohet. Megjithatë, në disa sektorë, fjala vjen, në sektorin e shërbimeve, vihet re se punëdhënësit po përpiqen gjithmonë e më shumë të respektojnë punën e punonjësve të tyre, si dhe t’u sigurojnë atyre një mjedis pune sa më të përshtatshëm. Bota e punës në Evropë dhe emigracioni shqiptarEvropa po përballet me vështirësi ekonomike, të cilat kanë pasoja edhe mbi botën e punës. Punonjësit evropianë gëzojnë më shumë të drejta se çdo punonjës tjetër në botë. Por, për shkak të vështirësive aktuale, ata po detyrohen të punojnë më shumë, të dalin më vonë në pension dhe të përballen me problemin e papunësisë. Këto probleme kanë prekur edhe emigracionin shqiptar. Në dy dhjetëvjeçarët e fundit, nga vendi është larguar rreth tridhjetë e pesë për qind e popullsisë së aftë për punë. Pjesa më e madhe jeton dhe punon në Evropë, ndërkohë që vërehet se, së fundi, është shtuar emigracioni në Amerikën e Veriut. Emigracioni shqiptar është kryesisht ekonomik. Emigrantët shkojnë drejt vendeve që kanë një treg pune me kërkesa për punonjës. Falë arsimimit dhe dinamizmit të tyre, emigrantët shqiptarë janë integruar mjaft DĂůĂůĂ:ƵƐĂĨnjĂŝ͕ǀĂũnjĂĞƌĞƉĂŬŝƐƚĂŶĞnjĞƋģŵŽƌŝĕŵŝŵŝŶEŽďĞůƉģƌWĂƋĞŶģǀŝƟŶϮϬϭϰ͕ƉģƌďĞƚĞũģŶĞƐĂũƉģƌƚģĚƌĞũƚĂ͕ĂƌƐŝŵŝŵ͕ŬƵůƚƵƌģĚŚĞůŝƌŝ͘DĂŶŝĨĞƐƟŵƉģƌŵďƌŽũƚũĞŶĞůŝŐũŝƚƚģũĂǀģƐƐģƉƵŶģƐϯϱŽƌģƐŚĞŶģ&ƌĂŶĐģPuna dhe e drejta e punës

