Page 145 - Demo
P. 145
143Terma dhe koncepte: .RG5UXJRUUUHJXOODWTDUNXOOLPLWUUXJRUSUGRUXHVUUXJHFtesë për diskutim<ŽĚŝZƌƵŐŽƌŝZĞƉƵďůŝŬģƐƐģ^ŚƋŝƉģƌŝƐģƉĂƌĂƐŚŝŬŽŶŵĂƐĂƚģƐŚƵŵƚĂƉĞŶĂůŝnjƵĞƐĞƉģƌƉģƌĚŽƌƵĞƐŝƚe rrugës që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në ndryshimet e fundit të sapomiratuara ;ϮϬϭϲͿŶģŬģƚģ<ŽĚ͕ǀģŵĞŶĚũĞĞǀĞĕĂŶƚģŝģƐŚƚģŬƵƐŚƚƵĂƌƉŝŬģnjŝŵŝƚƚģƉĂƚĞŶƚĂǀĞĚŚĞƉĞŶĂůŝnjŵŝƚƚģŬģŵďģƐŽƌģǀĞ͕ŶģƌĂƐƚƐŚŬĞůũĞũĞƚģƌƌĞŐƵůůĂǀĞƚģƋĂƌŬƵůůŝŵŝƚƌƌƵŐŽƌ͘WĂƐŝƚģŶũŝŚĞŶŝŵĞ<ŽĚŝŶZƌƵŐŽƌƚģZ^,ͲƐģ͕ũĞƉŶŝŽƉŝŶŝŽŶĞƚƚƵĂũĂŵďŝƐŚƚŽũĐĂƚĞƌƌĞŐƵůůŽƌĞƐƐģƋĂƌŬƵůůŝŵŝƚƌƌƵŐŽƌƋģŬĂŶģŚLJƌģŶģĨƵƋŝŐũĂƚģǀŝƚĞǀĞƚģĨƵŶĚŝƚ͘ĨĂƌģĞĨĞŬƟŬĂŶģƉĂƐƵƌĂƚŽƚĞƉģƌĚŽƌƵĞƐŝƚĞƌƌƵŐģƐ͍ Kodi RrugorDokumenti më i rëndësishëm ligjor për çështjet e sigurisë rrugore, është Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë, i miratuar në vitin 1998 dhe i përmirësuar disa herë, për t’iu përgjigjur më mirë ndryshimeve të transportit rrugor në Shqipëri. Ndryshimet e fundit të tij kanë hyrë në fuqi në vitin 2016. Ky dokument përcakton organet e kontrollit në rrugë, ndihmon të gjitha strukturat shtetërore që operojnë në fushën e transportit dhe të sigurisë rrugore, edukon qytetarët me rregullat e sjelljes në rrugë, si dhe përmban të gjitha masat ligjore që duhet të ndiqen në rast shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor.Kodi rrugor, nëpërmjet normave të tij, ka si qëllim të rregullojë qarkullimin në rrugë të këmbësorëve, mjeteve të transportit dhe/ose kafshëve. Aktet që miratohen në zbatim të tij janë në përputhje me normat ndërkombëtare evropiane në këtë fushë. Ato udhëhiqen nga parimi i sigurisë së lëvizjes në rrugë, nga parimi i mbrojtjes së mjedisit dhe nga parimi i kursimit të energjisë.Njohja dhe zbatimi i përpiktë i normave përkatëse të këtij Kodi dhe i akteve në zbatim të tij janë të detyrueshme për gjithë përdoruesit e rrugëve të territorit të Republikës së Shqipërisë. Funksionet e Kodit RrugorNë cilësinë e dokumentit kryesor ligjor që garanton sigurinë rrugore në Shqipëri, Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë luan disa funksione, si për shembull: 1. Përcakton dhe klasifikon rrugët: Kodi Rrugor përkufizon termin “rrugë” dhe në varësi të karakteristikave të ndërtimit të tyre (teknike dhe funksionale) i klasifikon ato në: autostrada, rrugë interurbane kryesore dhe dytësore, rrugë urbane kryesore dhe dytësore dhe rrugë lokale. 2. Përcakton normat për ndërtimin e rrugëve, administrimin e tyre dhe veprimet e ndaluara në to. Në bazë të Kodit, përcaktohen rregullat funksionale dhe gjeometrike për ndërtimin, kontrollin dhe kolaudimin e rrugëve. tema 1 Kodi Rrugor dhe funksionet e tij

