Page 148 - Demo
P. 148
146Sinjalet e rrezikut janë sinjale që paralajmërojnë një situatë që paraqet rrezik dhe vendosen rreth 150 m para vendit të rrezikshëm. Ato kanë formën e trekëndëshit barabrinjës me kulm nga lart, kontur në ngjyrë të kuqe, sfond të bardhë/të verdhë dhe simbol në ngjyrë të zezë. Sinjalet urdhëruese ndahen në:x sinjale të ndalimit;x sinjale detyruese;x sinjale përparësie.Këto sinjale vendosen në pikën ku fillon urdhri (për ndalim, detyrim apo përparësi) dhe mund të përsëriten, duke shtuar panelin plotësues “Vazhdoni”, çka do të thotë që urdhri vazhdon. Mbarimi i urdhrit realizohet me të njëjtin sinjal me vijë të zezë në mes, ose me panelin plotësues “Fund”. Sinjalet e ndalimit ndalojnë qarkullimin, përcaktojnë drejtimet e lëvizjes, manovra të veçanta, ose vendosin kufizime; kanë formë rrethore, kontur në ngjyrë të kuqe, sfond të bardhë dhe simbol në ngjyrë të zezë. Ato vendosen pranë pikës ku fillon ndalimi. Sinjalet detyruese detyrojnë për një sjellje të caktuar ose për respektimin e një kushti të veçantë të qarkullimit dhe kanë formë rrethore, sfond në ngjyrë blu dhe simbol në ngjyrë të bardhë. Sinjalet e përparësisë detyrojnë dhe paraqesin dhënien e përparësisë të tjerëve. Kanë forma dhe ngjyra të ndryshme. Sinjalet e ndalimitSinjalet detyrueseSinjalet e përparësisëSiguria në rrugë Sinjalet horizontaleKëto sinjale përdoren për të plotësuar sinjalizimet vertikale. Ato shërbejnë për të rregulluar qarkullimin, për të orientuar përdoruesit e rrugës dhe për të vendosur kufizime apo detyrime. Këto sinjale vizatohen në rrugë dhe ndahen në: vijëzime gjatësore, të tërthorta, të pjerrëta e të lakuara; vendkalime këmbësorësh ose biçikletash, shigjeta drejtuese; shkrime dhe simbole, paralajmërime të ndryshme, ishuj trafiku; vija kufizuese për vendet e parkimit.

