Page 15 - Demo
P. 15
13te marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara prej tyre. Mbi bazën e tyre, përpilohen ligjet e ardhshme të një shteti.Në mungesë të legjislacionit specifik për zgjidhjen e një konflikti të caktuar, qytetarët duhet t’u drejtohen normave etike të gjithëpranuara në vend. Etika është koncepti që përfshin vlerat, normat dhe traditat e një vendi ose të një shoqërie dhe që vjen në ndihmë pikërisht kur mungojnë ligjet specifike të miratuara nga institucionet përkatëse. Në të tilla raste, rruga që duhet ndjekur, është pikërisht të vepruarit sipas etikës, pra duke respektuar vlerat dhe normat e një shoqërie. Etika quhet ndryshe edhe filozofi e moralit, prandaj, ajo është shumë e rëndësishme në marrëdhëniet mes njerëzve dhe në marrëdhëniet e qytetarëve me institucionet dhe vlerat e vendit. Rëndësia e vlerave morale, politike, sociale dhe ekonomikeBurimet e së drejtës, si baza që do të shërbejë për formësimin e ligjeve të ardhshme të një shteti, duhet të mbështeten në vlera morale, politike, sociale dhe ekonomike. Kjo do të vlente si për hartimin e ligjeve të këtij shteti, ashtu edhe për kuptimin, interpretimin dhe zbatimin e tyre. Përveç vlerave morale, politike, sociale dhe ekonomike kombëtare, është shumë e rëndësishme të merren parasysh edhe ato ndërkombëtare, të gjithëpranuara nga komuniteti i shteteve ku shteti në fjalë bën pjesë. Kështu, për shumë shtete evropiane, si: Belgjika, Italia dhe Zvicra, respektimi i pakicave etnike është një vlerë morale kombëtare. Në këtë grupim bën pjesë edhe Shqipëria, e cila ka nënshkruar disa konventa në këtë drejtim. Vlerë kombëtare konsiderohet gjithashtu gjuha shqipe ose e drejta për të ushtruar lirshëm një veprimtari politike apo fetare. Në Shqipëri, këto vlera mbrohen me ligj kushtetues.Për sa u përket vlerave politike, mund të thuhet se, tanimë, ruajtja e karakterit të republikës demokratike parlamentare është kthyer në një vlerë të tillë për Shqipërinë dhe, në këtë drejtim, ajo u bashkohet disa shteteve të tjera, si: Franca, Gjermania apo Italia. Vlera të tjera që rrjedhin nga kjo mund të jenë: pavarësia e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe atij gjyqësor, të drejtat individuale, si: e drejta e fjalës, e pronës dhe e anëtarësimit në organizata e parti dhe ruajtja e parimit të zgjedhjeve të lira ose e lirisë së votës.Vlera që meritojnë të ruhen, janë edhe vlerat sociale, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me kohezionin social të një shoqërie, por edhe me mbrojtjen, në aspektin social, e qytetarëve nga vetë qeveria. Kështu, disa shtete janë kryesisht shtete të mirëqenies sociale, si për shembull: Norvegjia, Suedia apo Danimarka. Këto shtete i hartojnë ligjet e tyre në përputhje me ruajtjen e këtij parimi. Shqipëria e ka gjithashtu të përcaktuar në kushtetutën e saj tiparin e shtetit social, por pavarësisht nga ekzistenca e elementeve të rëndësishme në këtë drejtim, ende nuk është konsoliduar si e tillë. Megjithatë, si në vendin tonë, ashtu edhe në vende të tjera evropiane, i kushtohet rëndësi e veçantë mbrojtjes me ligj të kategorive të pambrojtura të shoqërisë, si: fëmijët dhe individët me aftësi të kufizuara, duke i kthyer këto parime në një vlerë kombëtare tashmë. Vlerat ekonomike kombëtare përcaktohen në përputhje me ruajtjen e pasurive kombëtare. Si pasuri kombëtare mund të klasifikohen që nga muzetë, objektet e kultit dhe traditat e përpunimit të një produkti kombëtar e deri te pasuritë natyrore të një vendi, si: lumenjtë, liqenet ose pyjet. Ligji

