Page 151 - Demo
P. 151
149Jepni përparësinë!Detyron uljen e shpejtësisë dhe dhënien e përparësisë për lëvizjen e mjeteve që vijnë nga e majta apo e djathta e rrugës që doni të ndërprisni. Kjo tabelë vendoset në rrugët dytësore. Ndalohet qarkullimi!Ndalon qarkullimin e gjithë llojeve të mjeteve (biçikleta, motoçikleta, automjete) në të dyja drejtimet e rrugës. Lejon qarkullimin e këmbësorëve. Kah i ndaluarNdalon hyrjen e të gjitha mjeteve në kahun e kundërt me atë të lejuar. Ndalim parakalimi i të gjitha mjeteve me motor, përveç atyre me dy rrota Ndalon tejkalimin e shpejtësisë së shënuar në sinjal. Kufizim i shpejtësisë më të madhe Ndalon tejkalimin e shpejtësisë së shënuar në sinjal. Kjo tabelë vendoset në autostrada, rrugë interurbane dhe urbane, për të treguar shpejtësinë maksimale të lejuar. Fund i kufizimit të shpejtësisë më të madheVendosja e këtij sinjali anulon: “Kufizimin e shpejtësisë më të madhe” dhe pas tij duhet të lëvizet me shpejtësinë që përcakton lloji i rrugës, bazuar në rregulloren e qarkullimit rrugor. Ndalohet qarkullimi për këmbësorë! Ndalohet qarkullimi i biçikletave!Ndalohet qarkullimi i mjeteve motorike me dy rrota! Rrugë e lirëTregon fundin e të gjithë urdhrave të ndalimit ose të kufizimit të vendosura më parë dhe rihyrjen në veprim të rregullave të përgjithshme të qarkullimit rrugor. Siguria në rrugë

