Page 152 - Demo
P. 152


                                    150Drejtim i detyruar i lëvizjes vetëm drejtDetyron kalimin vetëm drejt në kryqëzim, duke ndaluar kthimin majtas apo djathtas. Drejtim i detyruar i lëvizjes vetëm majtas Detyron kalimin vetëm majtas në kryqëzim, duke ndaluar kalimin drejt ose kthimin djathtas. Drejtim i detyruar i lëvizjes vetëm djathtas Detyron kalimin vetëm djathtas në kryqëzim, duke ndaluar kalimin drejt ose kthimin majtas. Paralajmërim për kthim të detyruar djathtasParalajmëron që në kryqëzimin pasardhës është i detyruar kthimi djathtas. Paralajmërim për kthim të detyruar majtasParalajmëron që në kryqëzimin pasardhës është i detyruar kthimi majtas. Paralajmërim për drejtimet e lejuara, majtas-djathtasParalajmëron të drejtën për të lëvizur vetëm në dy drejtime (majtas/djathtas) në kryqëzimin pasardhës. Ndalon lëvizjen drejt. Kufizim i shpejtësisë më të vogël Detyron lëvizjen me një shpejtësi më të madhe se ajo e treguar në sinjal. Ndalon qarkullimin e mjeteve që nuk mund të arrijnë të lëvizin me shpejtësinë e treguar. Zakonisht kjo tabelë vendoset në rrugët me trafik të shpejtë. Rrugë për këmbësorëTregon fillimin e një rruge, zone apo itinerari të rezervuar për këmbësorë. Ndalon qarkullimin e çdo lloj mjeti. Fund i rrugës për këmbësorëI jep fund sinjalit të mësipërm. Lejon qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Korsi çiklistikeTregon fillimin ose vazhdimin e një zone apo korsie të rezervuar për biçikleta. Fund i korsisë çiklistikeTregon fundin e zonës apo korsisë së rezervuar për biçikleta. Pistë çiklistike buzë trotuarit Tregon fillimin ose vazhdimin e një korsie për biçikletat, e cila ndodhet ngjitur me një trotuar apo me një rrugë të rezervuar për këmbësorë. Nuk lejohet lëvizja e mjeteve të tjera.Siguria në rrugë
                                
   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156