Page 153 - Demo
P. 153


                                    151Rrugë për këmbësorë dhe biçikleta Tregon fillimin ose vazhdimin e një rruge, itinerari apo zone të rezervuar për këmbësorë dhe biçikleta. Fund i pistës çiklistike buzë trotuaritFund i rrugës për këmbësorë dhe biçikletaSemafor për këmbësorëKëta semaforë rregullojnë kalimin e këmbësorëve në kryqëzim. Feneri i ndriçuar ka shenjën e njeriut. Ndezja e dritës së kuqe ndalon kalimin e këmbësorëve; ndezja e dritës së verdhë fton kalimtarët që kanë filluar të kalojnë kryqëzimin, të shpejtojnë dhe nuk lejon kalimin e atyre që nuk kanë filluar ende të kalojnë rrugën. Ndezja e dritës së gjelbër lejon këmbësorët të kalojnë kryqëzimin. Semafor për biçikletaKëta semaforë rregullojnë kalimin e biçikletave në kryqëzim. Feneri i ndriçuar ka shenjën e biçikletës. Shpjegimi i ngjyrave të semaforit është i njëjtë me atë të semaforit të këmbësorëve. Vendkalim për këmbësorëTregon për vendkalim këmbësorësh të parregulluar me semafor dhe që nuk ndodhet në kryqëzim. Pranë këtyre tabelave, drejtuesit e mjeteve duhet t’u japin përparësi këmbësorëve. Autobus për transportin e fëmijëve të shkollësVendoset në trotuar dhe tregon vendqëndrimin e autobusëve që transportojnë fëmijët e shkollës. Kur vendoset në anën e jashtme të autobusit, tregon se ky mjet shërben për transportin e fëmijëve të shkollës. Nënkalim, mbikalim dhe kalim i pjerrëtTregojnë praninë e një nënkalimi, mbikalimi dhe kalimi të pjerrët (respektivisht), që shërbejnë vetëm për këmbësorët. Shpejtësi e këshilluarKëshillon që, në kushte normale moti dhe trafiku, të mos tejkalohet ky kufi shpejtësie.Fund i shpejtësisë së këshilluarTregon fundin e zonës në të cilën këshillohet shpejtësia maksimale e lëvizjes.6060Siguria në rrugë
                                
   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157