Page 155 - Demo
P. 155
153Siguria në rrugëPasojat e moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugorShpeshherë, mungesa apo mosrespektimi i sinjalistikës dhe niveli i ulët i informimit mbi sinjalet rrugore bëhen shkak i aksidenteve rrugore që ndodhin në rrugët tona. Këto aksidente shoqëroren me pasoja të rënda shëndetësore, sociale, psikologjike dhe ekonomike. Qëllimi: Ndërgjegjësimi i të rinjve për pasojat që sjell shkelja e normave të qarkullimit rrugor. Udhëzim: Në bashkëpunim me Drejtorinë e Spitalit të rrethit tuaj, organizoni një takim në shërbimin e traumës me një ose disa të mbijetuar nga aksidentet rrugore. Takimi synon të ndërgjegjësojë të rinjtë rreth pasojave që sjell mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Në pamundësi për të organizuar takimin në spital, mund të ftohen në shkollë bashkëmoshatarë që kanë përjetuar një aksident rrugor. Veprimtaria 1 Veprimtaria 2Masat e sigurisë Raporte të shumta botërore tregojnë se mjaft aksidente rrugore te të rinjtë ndodhin si pasojë e mospërdorimit të mjeteve mbrojtëse, siç janë: kaska apo rripi i sigurimit. Qëllimi: Të inkurajojë përdorimin e pajisjeve që na mbrojnë nga aksidentet rrugore.Udhëzim: Në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës dhe Policinë Rrugore, organizoni një aktivitet sensibilizues në shkollë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për domosdoshmërinë e përdorimit të pajisjeve mbrojtëse gjatë shfrytëzimit të rrugës si biçiklist/motoçiklist apo pasagjer. Siguria në rrugëtema 5 Veprimtari praktike

