Page 156 - Demo
P. 156
154tema 6 Veprimtari praktikeSi të kontribuojmë për të përmirësuar sigurinë në rrugëQëllimi: Aftësimi i nxënësve për:ttë përdorur rrugën në mënyrë të sigurt;ttë evidentuar rreziqet e mundshme në rrugë;ttë njohur dhe zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor;ttë kontribuar në nxitjen e sjelljeve të sigurta në komunitet. Udhëzim: Në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës dhe Policinë Rrugore, organizoni një aktivitet sensibilizues për rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit mbi mënyrën e përdorimit të sigurt të rrugës. Për këtë arsye, rekomandohet që grupi i të rinjve të vendoset në një kryqëzim/rrugë problematike, ku trafiku është i dendur dhe niveli i sigurisë i ulët. Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit duhet të gjykojnë për rregullsinë ose parregullsinë e lëvizjes së përdoruesve të rrugës dhe të udhëzojnë këmbësorët për të respektuar rregullat bazë të qarkullimit në rrugë. Organizimi i një tavoline të rrumbullakët me aktorë përgjegjës për sigurinë rrugoreQëllimi: Ky aktivitet ka për qëllim të mbledhë në një tryezë të përbashkët aktorët lokalë të përfshirë në çështjen e sigurisë rrugore, si p.sh.: përfaqësues nga Policia Rrugore, nga pushteti lokal, mësues, nxënës dhe përfaqësues të komunitetit. Gjatë zhvillimit të tij, synohet:ttë theksohet rëndësia e trajtimit të çështjes së sigurisë rrugore;ttë evidentohen zonat me rrezikshmëri më të lartë për aksidente rrugore;ttë propozohen zgjidhje për të përmirësuar sigurinë rrugore në komunitet;ttë përcaktohen detyrat dhe kontributet e çdo aktori përgjegjës për të përmirësuar sigurinë rrugore. Udhëzim: Ky aktivitet mund të zhvillohet në mjediset e shkollës dhe rekomandohet që përfundimet e tij të pasqyrohen në media. Organizim konkursi dhe lojërash edukueseQëllimi: Vlerësimi i nivelit të njohurive, sjelljeve dhe qëndrimeve që kanë të rinjtë ndaj çështjeve të sigurisë rrugore. Udhëzim: Kjo veprimtari mund të zhvillohet ndërmjet klasave të së njëjtës shkollë ose ndërmjet shkollave të ndryshme.

