Page 163 - Demo
P. 163


                                    161Gazetat e para janë botuar në mesin e shekullit XVI. Zhvillimi i tyre mori një hov shumë të madh pas Revolucionit Francez dhe pas Revolucioneve kombëtare të mesit të shekullit XIX. Përhapja e gazetave në këtë periudhë përkon me mbështetjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, ndër të cilat spikati liria e fjalës. Gazetat e shtypura, janë edhe sot e kësaj dite një nga mjetet e informimit tradicional më të përhapur në botë. Gazetat që botohen çdo ditë quhen të përditshme. Këto lloj gazetash kërkojnë shumë burime si financiare, ashtu dhe njerëzore, për të përballuar fluksin ditor të informacioneve dhe për të përzgjedhur lajmet që do të botohen ditën e nesërme.Radioja mundëson transmetimin e programeve audio (me zë). Emisioni i parë radiofonik është transmetuar në vitin 1914 në Belgjikë. Radioja e parë shqiptare ishte Radio Tirana, e cila i filloi transmetimet më 28 nëntor 1938. Radioja vazhdon të mbetet një mjet informimi tradicional ende shumë i ndjekur në botë, sidomos sot, kur programet e saj mund të ndiqen edhe nëpërmjet internetit.Televizioni mundëson transmetimin e programeve audiovizuale (me zë dhe figurë). Data 26 janar 1926, shënon transmetimin e parë publik televiziv në Londër. Sot, transmetimet televizive mundësohen nëpërmjet teknikave të ndryshme (kemi transmetime tokësore, satelitore, kabllore). Teknologjitë e fundit kanë bërë që transmetimi të jetë gjithmonë e më cilësor. Nga ana tjetër, televizioni mund të ndikojë negativisht në rritjen e fëmijëve, pasi qëndrimi me orë të zgjatura përpara televizorit ka pasoja negative si fizike, ashtu dhe mendore. Një nga problemet më të mëdha, është mbipesha. Mjetet e reja të informimitInterneti është një rrjet informatik, i hapur për publikun që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë. Lehtësia e komunikimit nëpërmjet internetit, është e padiskutueshme. Njerëzit kanë mundësi jo vetëm të vizitojnë faqe interneti, të japin opinione lidhur me çështje të ndryshme dhe të kërkojnë për materiale të ndryshme të karakterit informues dhe argëtues, por edhe të kthehen në aktorë të tij, duke krijuar një faqe interneti ose një blog personal. E drejta për informim dhe ligji për median
                                
   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167