Page 164 - Demo
P. 164
162Faqja e internetit mund të përkufizohet si një element përbërës i rrjetit, me një adresë të caktuar (domain, nga anglishtja). Faqja e internetit mund të përmbajë informacion në trajtë të shkruar (tekste të ndryshme), të regjistruar (si me zë, ashtu dhe me zë dhe figurë), imazhi (fotografi), si dhe të jetë në trajtën e referencave për faqe të tjera interneti (link, lidhje në shqip). Gjithashtu, disa faqe interneti mundësojnë ndërveprimin, që do të thotë se përdoruesi mund të luajë rol aktiv, për shembull: duke komentuar ose duke hedhur në qarkullim një video në faqen e internetit. Për këtë arsye, faqja e internetit quhet shpesh multimedia. Ndërveprimi mund të realizohet nëpërmjet botimit të një materiali në faqen e internetit (nga ang.: upload) ose nëpërmjet shkarkimit të një materiali nga faqja e internetit (nga ang. download).Si faqe interneti klasifikohen edhe blogjet, të cilat kanë karakter më personal dhe krijohen e administrohen nga një njeri ose nga një grup njerëzish që kanë pasione të përbashkëta, të cilat i përkrahin përmes veprimtarisë në blogun e tyre. Sot, rreth dyzet e gjashtë për qind e popullsisë së botës ka mundësi të shfrytëzojë shërbimin e internetit. Teknologjia ka bërë të mundur që si radioja, ashtu dhe televizioni të transmetohen edhe në internet. Gjithashtu, gazetat tashmë e kanë të domosdoshme të botohen edhe në version elektronik (pra, botimin në adresën përkatëse në internet), në mënyrë që të jenë sa më afër përdoruesve dhe ta përcjellin sa më shpejt lajmin. Gjuha e informimit dhe e pamjeve, media dhe mitet rreth tyreSi pasojë e përhapjes masive të medias në të gjitha format e sipërpërmendura, ekziston një rrezik i vërtetë i formimit të një realiteti tjetër mediatik, i cili nuk përkon gjithmonë me të vërtetën e fakteve. Kështu, transmetimi i pamjeve nga aksidentet rrugore dhe denduria e raportimit të tyre në televizion, krijojnë përshtypjen se të tilla ka pasur shumë më pak më parë dhe se numri i tyre është shtuar kohët e fundit. Pra, krijohet përshtypja e gabuar se situata është përkeqësuar. Fatkeqësisht, aksidente rrugore ka pasur edhe para se të sigurohej një mbulim mediatik i tyre, i cili, nga ana tjetër, ka një meritë mjaft të madhe për sa i përket sensibilizimit të opinionit publik dhe të autoriteteve publike. Ndërgjegjësimi për situatën shtyn të parët të tregojnë sa më shumë kujdes në rrugë dhe, të dytët, të marrin masat parandaluese që këto aksidente të shmangen maksimalisht.Gjithashtu, është vënë re se media mund të influencojë negativisht duke ngjallur panik në popull. Pas atentateve terroriste të Parisit më 2015, shumë institucione mediatike ndërkombëtare (në mbështetje të disa politikanëve) mbajtën qëndrim kritik ndaj përkatësisë fetare dhe jo ndaj gjestit të atentatorëve. Si rrjedhojë, shumë njerëz krijuan idenë e gabuar se rreziku vinte nga feja dhe jo nga veprimet ekstreme të disa personave. E drejta për informim dhe ligji për median

