Page 167 - Demo
P. 167


                                    165 Media e shkruar dhe ajo elektronikeMedia që shpërndan informacione ka një redaksi. Redaksia është grupimi i të gjithë gazetarëve që sigurojnë dhe përzgjedhin informacionin për transmetim/botim. Roli i redaksisë është mjaft i rëndësishëm, pasi ajo mban përgjegjësi të plotë për lajmin e dhënë. Nga ana tjetër, gazetari nuk është i detyruar ta identifikojë burimin e informacionit, pavarësisht se autoritetet publike (policia) mund t’ia kërkojnë këtë. Mbrojtja e burimit të lajmit është pjesë e lirisë së shtypit. Rasti më i njohur është skandali i Watergate-it në SHBA (në vitet '70), ku disa persona kishin bastisur zyrat e Partisë Demokrate. Nëpërmjet disa dëshmitarëve, identiteti i të cilëve u mbajt i fshehtë, dy gazetarë të gazetës “Washington Post” zbuluan se këto bastisje ishin të lidhura me administratën e Presidentit. Themelimi i një medieje të shkruar nuk kërkon pajisjen me ndonjë licencë. Edhe një herë, kjo tregon pavarësinë dhe lirinë e shtypit nga ndërhyrjet e mundshme të shtetit. Ndërkohë, media audiovizive duhet të marrë një licencë nga enti shtetëror përkatës, sepse, që të funksionojnë, institucionet mediatike të këtij lloji duhet të përdorin frekuencat e vëna në dispozicion nga shteti i tyre. Sot, media audiovizive quhet gjithashtu media elektronike, pasi, falë teknologjisë digjitale, ajo operon edhe në mjedise elektronike.  Televizioni dhe mbrojtja e të miturveTelevizioni transmeton një program të pasur, i cili përfshin emisione, dokumentarë ose filma të përshtatshëm për t’u ndjekur nga të gjitha moshat ose të kufizuar për disa mosha të caktuara. Në këtë mënyrë, televizionet përcaktojnë, në funksion të orarit, programet të cilat mund të shihen nga të miturit, programet që mund të shihen nga të miturit në shoqërinë e prindërve ose të afërmve në moshë madhore, si dhe programet e ndaluara për ta. Përgjegjësia e programit bie mbi televizionet. Rregullorja e programit mbikëqyret nga Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA), organ i pavarur që mbikëqyr veprimtarinë e medias.Shpesh na ndodh që në televizione të ndryshme, por edhe në radio, të shohim ose të dëgjojmë reklama ku përfshihen të mitur. Ligji për radion dhe televizionin e autorizon një gjë të tillë. Megjithatë, kjo kërkon plotësimin e disa kushteve: së pari, duhet marrë autorizimi i prindërve dhe së dyti, reklamat duhet të realizohen në mënyrë që të mos cenojnë interesat e moshës përkatë të fëmijëve. Edhe në këtë rast, AMA duhet të kontrollojë respektimin e dinjitetit dhe të interesave të të miturve.E drejta për informim dhe ligji për median
                                
   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171