Page 170 - Demo
P. 170
168cilës, në Bashkimin Sovjetik gjithçka shkonte për mrekulli, do të përgënjeshtrohej menjëherë. Mirëpo rastet e abuzimit të detyrës nga ana e medias nuk mungojnë edhe në një shoqëri demokratike. Media ka një lidhje më të fortë me publikun sesa autoritetet publike. Institucionet mediatike organizojnë sondazhe të shumta, të cilat shërbejnë për të matur popullaritetin e politikanëve ose të një politike publike të caktuar. Sondazhet nuk janë votime, sidoqoftë, ato pasqyrojnë një realitet të caktuar, me kusht që të jenë kryer në mënyrë profesionale. Një sondazh mund të ndihmojë një qeveri për të kuptuar perceptimin e qytetarëve. Megjithatë, gjithmonë e më shumë sot, qeveritë marrin vendime në bazë të sondazheve dhe jo të programit politik, për të cilin janë votuar. Një gjë e tillë mund të rezultojë problematike, sidomos nëse media e manipulon opinionin publik.Përmes përzgjedhjes së informacionit për transmetim, media mund ta orientojë opinionin e publikut në një drejtim të caktuar. Për shembull, duke theksuar të këqijat e emigracionit pa përmendur të mirat që mund të vijnë prej tij, disa institucione mediatike në Evropë, kanë arritur të stimulojnë frikën nga të huajt. Rrjedhimisht, shumë parti politike nacionaliste i kanë shprehur qëndrimet e tyre në politika kundër emigracionit, duke shmangur kështu problemet reale, siç janë: papunësia, kriza në Evropë e kështu me radhë. Disa nga problemet bashkëkohore në lidhje me informiminNjë problem tjetër i medias lidhet me shtrirjen e saj në internet. Media sot është demokratizuar; kjo do të thotë se lexuesit (përdoruesit, qytetarit) lajmi i paraqitet jo vetëm me qëllim që t’i përçojë një informacion, por edhe për t’i dhënë mundësinë e shprehjes së opinionit të tij në lidhje me të. Kështu, krijohet një ndërveprim mes qytetarit dhe medias. Kjo është pa diskutim një risi shumë e rëndësishme. Por, nga ana tjetër, mundësia e ndërveprimit, mund të bëhet shkas për abuzime. Disa njerëz nuk e konsiderojnë hapësirën e vënë në dispozicion për komente si një mundësi për të zhvilluar një debat konstruktiv dhe përdorin një gjuhë të papërshtatshme, duke abuzuar kështu me të drejtën e fjalës. Të njëjtën gjë mund ta hasim dhe në debatet televizive mes politikanëve: shumë shpesh ndodh që ata t’i largohen diskutimit të çështjes dhe t’i lënë vend shkëmbimit të fyerjeve. Prandaj dhe në shkencat e studimit të medias ka lindur termi “politika si spektakël”. Kështu, në vend që t’i kushtohet rëndësi rrahjes së mendimeve dhe analizës kritike të tyre, vëmendja përqendrohet te personaliteti i politikanëve. Televizioni, nëpërmjet pamjeve, kontribuon në këtë drejtim.Gjithashtu, ndonjëherë, media nuk e respekton detyrimin për paanësi në dhënien e lajmit, pra për ta transmetuar faktin ashtu siç ka ndodhur. Shpeshherë, opinioni i redaksisë kamuflohet e përzihet me lajmin, duke u bërë njësh me të. E drejta për informim dhe ligji për median

