Page 172 - Demo
P. 172
170tema 5 Veprimtari praktikeInterneti, anët pozitive dhe negative të tijInterneti është një ndër mjetet më të shpejta dhe më të përhapura të komunikimit në botë. Sipas statistikave të fundit, në vitin 2015, 46,4% e popullsisë botërore kishte mundësi ta shfrytëzonte shërbimin e internetit (për informacion më të zgjeruar mbi përhapjen e internetit sot në botë, shikoni faqen: www.internetworldstats.com). Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të komunikimit dhe të përhapjes së internetit pa tel (nga ang. wireless), mjetet klasike të komunikimit janë zëvendësuar nga mjete komunikimi që sigurohen falë lidhjes në internet. Përparësi Mangësi ZgjidhjeShpejtësia e komunikimit (mundësia për të këmbyer mesazhe ose informacione brenda një kohe shumë të shkurtër).Frekuenca në rritje e e-maileve pirate, që synojnë vjedhjen e të dhënave personale të përdoruesit.Pajisuni me një program kompjuterik që ju mbron nga viruset (antivirus) dhe, mbi të gjitha, mendohuni mirë përpara se të hapni një e-mail ose faqe interneti që ju duket e dyshimtë ose që dërgohet nga të panjohur.Mundësia për të bërë blerje të shpejta në rrugë elektronike. Procedura e blerjes lehtësohet, njëkohësisht përdoruesi ka mundësi të krahasojë çmimet.Ekzistenca e faqeve të rreme për tregti elektronike, në të cilat piratët e internetit mashtrojnë përdoruesit, duke përfituar për t’iu vjedhur të dhënat personale dhe bankare.Kur dëshironi të bëni blerje përmes një faqeje të caktuar interneti, në vend që ta kërkoni në motorin e kërkimit (p.sh.: Google), rekomandohet të klikoni drejtpërdrejt faqen zyrtare të subjektit tregtar.Shërbimi i internetit në telefonat celularë mundëson gjithashtu përdorimin e aplikacioneve të ndryshme me karakter kulturor, sportiv, zbavitës, si dhe të atyre kushtuar komunikimit.Përdorimi i tepruar i aplikacioneve të komunikimit krijon varësi ndaj celularëve, sidomos te të rinjtë. Ne shkëputemi nga jeta reale dhe lidhemi më shumë me jetën “virtuale”.Rekomandohet që telefonat celularë të përdoren sa më pak të jetë e mundur. Merruni më shumë me sport, lexoni libra dhe takohuni e komunikoni me miqtë tuaj.

