Page 173 - Demo
P. 173


                                    171E drejta për informim dhe ligji për medianVeprimtaria 1 Anët pozitive dhe negative të internetitQëllimi: Njohja me faqe interneti qeveritare, të shoqërive tregtare, të medias dhe me faqe të karakterit personal (blogje).Udhëzim: Faqja e internetit përbëhet nga emri i domeinit, struktura dhe përmbajtja e saj. Emri i domeinit është adresa e faqes së internetit (www.google.com), struktura është forma e faqes së internetit, mënyra si është klasifikuar informacioni (menyja, faqja hyrëse, vendosja e materialeve, përmbajtja e faqes, vendosja e reklamave). Emri i domeinit përcakton origjinën dhe llojin e faqes (.gov.al, .al, .com, .net).Veprimtaria 2 Respektimi i të drejtave të autorit në internetQëllimi: Përdorimi i drejtë dhe i ligjshëm i veprave artistike. Organizoni një takim me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës ose të drejtorive rajonale përgjegjëse për kulturën, për të diskutuar në lidhje me rëndësinë e mbrojtjes së të drejtës së autorit në internet.Udhëzim: Shpesh keni dëgjuar të flitet për shkelje të të drejtave të autorit në internet. E drejta e autorit ndalon përdorimin e veprës pa lejen e autorit. Autori është personi që krijon një vepër letrare, shkencore, munikore, filmike, kompjuterike etj. Interneti mundëson shkëmbimin e veprave. Disa vepra mund të shkarkohen nga interneti pa lejen e autorit, disa të tjera jo. Veprat që mund të shkarkojmë pa autorizim janë veprat e vjetra (të tilla cilësohen rastet kur kanë kaluar shtatëdhjetë vjet nga vdekja e autorit) ose vepra, të cilat autori i shpërndan falas. Nëse shkarkojmë nga interneti vepra në mënyrë të paligjshme, jo vetëm që jemi duke kryer një vjedhje (në këtë rast, jemi duke vjedhur punën e autorit përkatës), por edhe rrezikojmë krijimtarinë e mëtejshme. Gjithashtu vetë ne dalim të humbur, pasi një pjesë e të ardhurave nga përdorimi i veprave shkon për financimin e veprimtarive shkollore dhe kulturore për të rinjtë. 
                                
   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177