Page 177 - Demo
P. 177


                                    175Bashkëjetesa në komunitete secilit prej bashkëpronarëve, si dhe masat ndëshkuese, në rast se këta të fundit nuk i përmbushin detyrimet përkatëse.Ligji nr. 10112 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit”, i datës 9.4.2009, zbatohet për të gjitha ndërtesat me dy ose më shumë pronarë, që shërbejnë për banim dhe që mund të kenë ambiente shërbimi e tregtimi, si dhe për komplekse banesash individuale, të cilat kanë në pronësi të përbashkët një territor, në funksion dhe në përdorim privat, të pronarëve të banesave.Ky ligj u jep bashkive të drejtën për të ndjekur dhe mbështetur administrimin e mjediseve të përbashkëta të blloqeve të banimit nga banorët. Asambleja e Bashkëpronarëve dhe kryesia e sajNë bazë të ligjit nr. 10112, bashkitë duhet të tërheqin vëmendjen e banorëve lidhur me detyrimet që këta të fundit kanë për themelimin e asambleve qytetare, të njohura nga ligji si Asamble të Bashkëpronarëve, me përgjegjësinë e plotë, jo vetëm qytetare, por tashmë dhe ligjore, për administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës shumëfamiljare të banimit. Asambleja e Bashkëpronarëve është tërësia e pronarëve të banesave në një ndërtesë banimi. Kryesia e saj, e cila zgjidhet nga Asambleja, përbëhet nga një ose më shumë pronarë banesash në ndërtesë, të cilët veprojnë në emër dhe për llogari të Asamblesë, brenda kompetencave që u jepen nga kjo e fundit.Vendimet e Asamblesë merren me shumicë të thjeshtë votash të bashkëpronarëve, përveç rasteve kur në dispozitat e ligjit ose, me dispozita të veçanta, kërkohet një shumicë e cilësuar. Kur numri i votave është i barabartë, vota e kryetarit është vendimtare.
                                
   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180   181