Page 179 - Demo
P. 179


                                    177tema Komuniteti dhe problemet e tij 2Ftesë për diskutimSecili prej nesh, që nga lindja, jeton së bashku me njerëz të tjerë, duke formuar grupe që quhen komunitete, apo bashkësi.Fjala komunitet nënkupton një rreth njerëzish mes të cilëve ekzistojnë marrëdhënie ƚģǀĂnjŚĚƵĞƐŚŵĞ͘<ŽŵƵŶŝƚĞƟďĂnjģģƐŚƚģĨĂŵŝůũĂĚŚĞŬŽŵƵŶŝƚĞƚĞƚģƚũĞƌĂŵģƚģŐũĞƌĂũĂŶģ͗ĨĂƌĞĮƐŶŝĂ͕ďĂŶŽƌģƚĞŶũģĨƐŚĂƟĂƉŽŶũģůĂŐũĞũĞƚģƋLJƚĞƟƚ͕ŶdžģŶģƐŝƚĞŶũģƐŚŬŽůůĞ͕kolegët në vendin e punës etj.A njihni ju komunitete më të mëdha? Jepni shembuj të tyre. Komuniteti dhe funksioni i tijNjë grup njerëzish funksionon si komunitet kur anëtarët e tij kanë disa qëllime të përbashkëta dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin për arritjen e tyre. Në këtë mision, një komunitet vepron në bazë të rregullores së miratuar nga anëtarët e tij, duke ndarë përgjegjësitë mes tyre dhe duke kërkuar që të drejtat e gjithsecilit të respektohen. Përgjithësisht, në frymën e komunitetit, anëtarët e një grupi japin gjithashtu ndihmesën e tyre për plotësimin e nevojave të njëri-tjetrit dhe për zgjidhjen e çështjeve që mund të ngjallin shqetësim.Në shoqëritë bashkëkohore, për shkak të zhvendosjes së popullatës nga njëra zonë në tjetrën dhe mënyrës individualiste të jetesës, njerëzit nuk e kanë të lehtë të lidhin marrëdhënie shoqërore dhe të krijojnë një komunitet. Zakonisht, në grupe të vogla, anëtarët njihen me njëri-tjetrin dhe bashkëveprojnë më mirë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Në grupet më të mëdha, mundësia e njohjes dhe e bashkëveprimit mes anëtarëve është më e vogël. Kështu, banorët e një pallati e kanë më të lehtë të bashkëveprojnë, në krahasim me banorët e një blloku pallatesh dhe, këta të fundit e kanë më të thjeshtë t’i bashkërendojnë përpjekjet e tyre, krahasuar me banorët e një lagjeje. Kur komuniteti zgjerohet dhe numri i anëtarëve të tij rritet ndjeshëm, bashkëveprimi mund të realizohet me ndihmën e disa përfaqësuesve për të gjitha grupet në komunitet. Për shembull: në një bllok pallatesh, çdo pallat mund të zgjedhë një person për të përfaqësuar nevojat dhe interesat e gjithë banorëve të tij.Terma dhe koncepte: komunitet, lagje, këshill komunitar.
                                
   173   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183