Page 18 - Demo
P. 18
16Në rastin e Shqipërisë, por edhe të shumë vendeve të tjera, të gjitha llojet e ligjeve të sipërpërmendura janë të varura nga Kushtetuta dhe ligjet kushtetuese që e përbëjnë atë. Këto ligje formojnë bazën ligjore mbi të cilën duhet të mbështeten të gjitha ligjet e tjera. WĂƌůĂŵĞŶƟŝZĞƉƵďůŝŬģƐƐģ^ŚƋŝƉģƌŝƐģ Hierarkia e ligjeveLigjet mund të grupohen jo vetëm nga përmbajtja, siç u përmend më sipër, por mund të radhiten duke u nisur edhe nga rëndësia dhe ndërvarësia e tyre. Një klasifikim i tillë quhet hierarki ligjore, pra, një renditje që fillon me ligjet bazë të Kushtetutës, të cilat janë të pazëvendësueshme dhe nga të cilat varen gjithë të tjerat. Sa më lart të ngjitesh në hierarkinë ligjore, aq më të rëndësishme, themelore dhe të pavarura nga rrethanat janë ligjet.Pas Kushtetutës dhe ligjeve të saj, vijnë marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga parlamenti, si organi më i rëndësishëm i jetës demokratike në vend. Marrëveshjet ndërkombëtare, për nga rëndësia që kanë dhe vendi i lartë që zënë në hierarkinë ligjore, nuk mund të bien kurrsesi ndesh me ligjet kushtetuese të një vendi.Ligjet që vijnë fill pas Kushtetutës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, janë ligjet organike. Ato kanë një rëndësi specifike, pasi rregullojnë organizimin dhe veprimtarinë e disa organeve jetësore të shtetit dhe janë të parashikuara në Kushtetutë. Ligje të tilla janë: “Ligji për arsimin e lartë”, “Ligji për Policinë e Shtetit”, “Ligji për reformën zgjedhore”, “Ligji për reformën në drejtësi”, “Ligji për Prokurorinë”, “Ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë” etj. Këto mund të jenë ligje të përforcuara, pra, ligje, për të cilat duhet një miratim me një shumicë të veçantë në parlament (zakonisht 3/5), si për shembull: ligjet që miratojnë buxhetin ose ngritjet dhe uljet e taksave. Ato mund të jenë edhe ligje të zakonshme, të cilat për t’u miratuar kërkojnë një shumicë të thjeshtë në parlament (zakonisht 50 plus një), si për shembull: ligji për median audiovizive ose ligji për turizmin. Ligji

