Page 183 - Demo
P. 183


                                    181Të drejtat e tua si banor i një pallati (si pronar ose përdorues i njësisë) Detyrimet e tua si banor i një pallati (si pronar ose përdorues i njësisë)Të zgjedhësh anëtarët dhe/ose të zgjidhesh si anëtar i strukturave të pallatit.Të respektosh normat e etikës dhe të bashkëjetesës, të përcaktuara në rregulloren e administrimit të ndërtesave.Të kërkosh të respektohet e drejta e përdorimit dhe shfrytëzimit të ambienteve të pandashme, si dhe e drejta për dëmshpërblim apo ndreqje të dëmit.Të mos i pengosh banorët e tjerë të shfrytëzojnë ambientet e përbashkëta.Të marrësh pjesë në vendimmarrje për të gjitha çështjet që lidhen me shfrytëzimin dhe administrimin e ambienteve të përbashkëta.Të paguash tarifën e administrimit edhe në rastet kur njësia në pronësinë tënde është e pabanuar apo e dhënë me qira.Të informohesh nga Asambleja për vendimet e marra në mungesën tënde.Të lejosh kryerjen e inspektimeve dhe të riparimeve të pronës së përbashkët brenda njësisë së pronës tënde.Të informohesh rregullisht nga Kryesia për përdorimin e tarifës së administrimit, për shkeljen e këtij detyrimi tarifor nga banorët e tjerë e kështu me radhë.Të kontribuosh në projektet dhe iniciativat e përbashkëta në të mirë të komunitetit. T’i parashtrosh Asamblesë propozime për administrimin e ndërtesës së banimit.Të marrësh pjesë në forumet qytetare për administrimin e përbashkët të ndërtesave. Vështirësitë e përmbushjes  së detyrimeve të përbashkëta Zakonisht, përballë një problemi të caktuar, njerëzit priren t’i kushtojnë vëmendje respektimit të të drejtave të tyre, duke anashkaluar detyrimet e rastit. Prandaj, përmbushja e detyrimeve të përbashkëta, herë pas here, has vështirësi. Harmonizimi i ushtrimit të të drejtave dhe detyrimeve të çdo anëtari në komunitet ndihmon në zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë anëtarët e komunitetit.Bashkëjetesa në komunitet
                                
   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187