Page 21 - Demo
P. 21


                                    19A mund të përmendni edhe detyra të tjera qytetare që lidhen me aspektet politike dhe shoqërore të jetës? Po të qeverisë?Qytetarët: Qeveria:Vota Zbatimi i programit elektoralInformimi në lidhje me ligjet Transparenca ligjorePuna Mirëqenia socialeNë aspektin politik e social të detyrave të qytetarëve dhe të qeverisë, do të kishim këtë skemë të thjeshtëzuar:Pra, siç mund të shihet nga kjo skemë, është i rëndësishëm jo vetëm zbatimi i ligjit nga qytetarët, por edhe respektimi i ligjeve dhe detyrave kundrejt shtetit dhe qytetarëve nga qeveria. Faktorët individualë që ndikojnë  në cilësinë e zbatimit të ligjitQytetari është i detyruar të zbatojë ligjet e një shteti. Po përse nuk e bëjnë të gjithë këtë? Ka disa faktorë që ndikojnë negativisht mbi qytetarin. Këta mund të jenë: mangësitë në edukimin lidhur me zbatimin e ligjeve dhe rregullave, jeta në një sistem ku mbizotëron modeli i shkeljes së ligjit, të moskuptuarit e përparësive që vijnë nga zbatimi i ligjit nga të gjithë dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja: mungesa e besimit tek institucionet.Nëse në një shoqëri apo një shtet të dhënë, është përhapur perceptimi se ligji dhe rendi nuk zbatohen, atëherë gjasat që një qytetar të mos e respektojë ligjin, janë të mëdha. Nga ana tjetër, nëse institucionet ligjore të një shteti nuk sanksionojnë në kohën dhe në masën e duhur dënimin e parashikuar nga ligji për qytetarin që e ka shkelur atë, atëherë përhapet njëmend ideja se në shtetin në fjalë nuk zbatohet ligji. Pavarësisht nga ndjesitë apo perceptimet, ligji duhet zbatuar nga të gjithë. Kjo na bën qytetarë të denjë të një shteti demokratik. Qytetari duhet të jetë racional dhe të shmangë reagimet e nxituara.Ligji
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25