Page 26 - Demo
P. 26


                                    24Kushtetuta kryesisht përcakton:x formën e shtetit, pra nëse shteti është republikë parlamentare, si: Italia e Franca, apo monarki parlamentare, si: Spanja e Suedia; x themelet e shtetit, pra llojin e sistemit politik që ky shtet ka zgjedhur të ndjekë, domethënë, nëse është republikë parlamentare si Gjermania, presidenciale si Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo gjysmëpresidenciale si Franca;x të drejtat themelore të qytetarëve (të drejtën e të shprehurit, të organizimit, të informimit e të tjera);x formën e organizimit shtetëror, si për shembull: organizimin e partive, të zgjedhjeve të përgjithshme, të ndarjes së kompetencave mes pushtetit qendror (qeverisë) dhe atij lokal (qarqeve, bashkive) e të tjera;x sistemin gjyqësor, si për shembull: llojet e gjykatave dhe hierarkinë e tyre, sipas kompetencave juridike të çështjeve për gjykim;x detyrat e shtetit, pra të qeverisë kundrejt qytetarëve të saj. Disa shtete e kanë të përcaktuar në Kushtetutë, bie fjala, faktin që ato janë shtete sociale. Si të tilla mund të përmendim shtetet e Italisë dhe të Gjermanisë.Kushtetutat përgjithësisht parashikojnë vetëm parimet themelore. Ligjet e miratuara nga parlamentet ose qeveritë e këtyre vendeve bazohen në këto parime për të hartuar, më pas, ligje më të hollësishme, të cilat rregullojnë jetën e përditshme të qytetarëve dhe marrëdhënien e tyre me qeverinë e shtetit përkatës. Kushtetuta dhe forma e shtetitKushtetutat shërbejnë si burim ligjor kryesor për të “furnizuar” jetën politike dhe sociale të një shteti me mundësinë dhe detyrimin e miratimit të ligjeve më specifike, të cilat bazohen në ligjet kushtetuese. Një ligj i miratuar në një shtet nuk mund të bjerë kurrsesi në kundërshtim me Kushtetutën e atij shteti.Sa më e shkurtër të jetë një Kushtetutë, aq më shumë zgjerohen mundësitë e përshtatjes së ligjeve me ndryshimet që pëson shoqëria me kalimin e kohës. Shembull në këtë drejtim, është Kushtetuta amerikane e cila ka vetëm shtatë nene dhe ka pasur vetëm njëzet e shtatë amendamente qëkur hyri në fuqi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar shumë pak elemente të Kushtetutës që nga krijimi i tyre. Republika demokratike liberale dhe Kushtetuta e Shqipërisë
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30