Page 29 - Demo
P. 29
27Në këtë kategori bëjnë pjesë gjithashtu ato republika parlamentare bashkëkohore, të cilat, sipas një tradite të trashëguar prej brezash, kanë në përbërjen e tyre edhe një monarki. Shembuj monarkish parlamentare janë: Kanadaja, Suedia, Belgjika, Spanja e të tjera.Republika presidenciale ka në thelb të sistemit shtetëror Presidentin e vendit. Presidenti zgjidhet drejtpërsëdrejti nga populli, duke organizuar në vend edhe zgjedhje presidenciale, krahas atyre parlamentare. Në këtë sistem, Presidenti përfaqëson gjithashtu kryetarin e qeverisë. Kabineti i presidentit është i përbërë, krahas këshilltarëve, edhe nga ministrat e tij, të cilët varen drejtpërsëdrejti nga vetë presidenti. Shembuj të këtij sistemi janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, Argjentina e të tjera.Republikat gjysmëpresidenciale kanë një veçanti: Presidenti dhe Kryetari i Qeverisë zgjidhen të dy nga populli, nëpërmjet zgjedhjeve të drejtpërdrejta, pra, në këto vende zhvillohen dy palë zgjedhje në nivel kombëtar: presidenciale dhe parlamentare. Shembuj sistemesh gjysmëpresidenciale janë: Franca, Kroacia, Polonia e të tjera.Format e organizimit shtetëror që vendosen në majë të Kushtetutës së një vendi janë dëshmi e rëndësisë së organizimit shtetëror. Për këtë arsye, parashikohet një shkallë e lartë vështirësie për ndryshimin e kësaj forme, pasi ajo është sanksionuar në Kushtetutë. DďƌĞƟŝ^ƉĂŶũģƐ͕&ŝůŝƉŝ/sLJƌĂĞƉƌĞƐŝĚĞŶƟƚƚģ^,ͲƐģWĂƌůĂŵĞŶƟŝ&ƌĂŶĐģƐ Kushtetuta, ndarja dhe ekuilibrimi i pushteteveShqipëria, siç e përcakton edhe Kushtetuta, është një Republikë parlamentare. Organi shtetëror më i rëndësishëm në vend është Parlamenti ose, siç quhet ndryshe, Kuvendi. Ai përbën qendrën e pushtetit ligjvënës në vend. Kuvendi i Shqipërisë është i përbërë nga një dhomë me 140 deputetë. Pas tij vjen qeveria e formuar nga Kryetari i Këshillit të Ministrave dhe Ministrat. Qeveria përbën qendrën e pushtetit ekzekutiv, pra të organit që zbaton ligjet e miratuara nga Kuvendi. Kryeministri i vendit konsiderohet si kryetari i ministrave të zgjedhur prej tij, të cilët formojnë kabinetin qeveritar dhe kanë për detyrë të venë në zbatim programin elektoral me të cilin erdhën në pushtet nëpërmjet votave të popullit. Një qendër tjetër e rëndësishme pushteti është edhe pushteti gjyqësor. Në rastin e Shqipërisë, në majë të pushtetit gjyqësor qëndron Gjykata Kushtetuese. Pas saj, vijnë me radhë: Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit dhe Gjykatat e shkallës së parë. Kushtetuta e Shqipërisë

