Page 32 - Demo
P. 32
30 Rëndësia e përputhshmërisë së ligjeve me parimet kushtetueseStatusi i veçantë i Kushtetutës bazohet në tri veçori të rëndësishme, të cilat janë:a. Pozicioni i Kushtetutës si ligji më i lartë i një shteti;ď͘ Epërsia e saj ndaj ligjeve dhe akteve të tjera;c. Qëndrueshmëria e Kushtetutës. Dy elementet e para u sqaruan më sipër. Veçoria e tretë e Kushtetutës, pra qëndrueshmëria e saj, është po aq e rëndësishme sa edhe dy të parat. Ajo lidhet me faktin se Kushtetuta qëndron mbi palët politike, pavarësisht nga qeveritë që vijnë e shkojnë, partitë e majta, të djathta apo të qendrës. Kushtetuta qëndron mbi politikat dhe zgjedhjet elektorale. Kjo garanton mbarëvajtjen e shtetit demokratik dhe të parimeve bazë të demokracisë në një vend ku shtetasit kanë zgjedhur pikërisht këtë sistem qeverisës. Kështu, duke qëndruar jashtë zhvillimeve politike të vendit, Kushtetuta garanton strukturat themelore të shtetit dhe vazhdimësinë e tyre në përputhje me demokracinë liberale. Kuptimi dhe rëndësia e barazisëKushtetuta e Shqipërisë, por edhe kushtetutat e tjera të vendeve demokratike perëndimore, siç e pamë, u kushtojnë një kapitull të posaçëm lirive dhe të drejtave themelore të njeriut (Nenet 15-63, Kushtetuta e Shqipërisë). Këto quhen të drejta negative dhe trajtojnë kryesisht liritë e njeriut në raport me shtetin e tij. Si rregull, këto liri shoqërohen me një dispozitë tjetër kushtetuese, e cila shtjellon barazinë e qytetarëve përpara ligjit. Në rastin e Kushtetutës së Shqipërisë, ky parim gjendet në nenin 18 të Kushtetutës, i cili, në pikën 1 të tij, thotë:\ƉŽƉƵůůŝŶΗ͕ƉŝŬƚƵƌģ͕ffiƵŐũĞŶĞůĂŬƌƵĂ͕ϭϴϯϬKushtetuta e Shqipërisë

