Page 35 - Demo
P. 35


                                    33kanë realisht mundësi ekonomike për ta bërë këtë, atëherë ata nuk janë vërtet të barabartë. Qeveria duhet t’u krijojë atyre mundësinë fizike dhe ekonomike, nëpërmjet transportit publik, rrugëve, mundësisë për të blerë një biletë udhëtimi e kështu me radhë, që ta ushtrojnë këtë të drejtë. Vetëm në këtë rast do të mund të thuhet se qytetarët e një vendi janë formalisht dhe realisht të barabartë.Koncepti i barazisë reale ka lidhje të ngushtë me parimin e mbrojtjes së dinjitetit njerëzor, parim që mbrohet edhe nga Kushtetuta e Shqipërisë (neni 3). Ky parim u dikton qeverive të vendeve përkatëse jo vetëm mbrojtjen e të drejtave të shtetasve të tyre, por edhe eliminimin e pengesave ekonomike dhe sociale që mund të ndikojnë në gëzimin e këtyre të drejtave. Në këtë mënyrë, qeveritë duhet të jenë gjithashtu garantuese të dinjitetit njerëzor, për një jetë më të mirë të qytetarëve të tyre. Kushtetutat bashkëkohore kanë shtuar në përbërjen e tyre edhe konceptin e “shtetit social” si garantues i dinjitetit njerëzor dhe i barazisë formale, krahas asaj reale. Sipas këtij parimi, shteti duhet t’u garantojë qytetarëve të tij një minimum jetik, në rastet kur këta e kanë të pamundur ta sigurojnë vetë atë. Format e garantimit të këtij minimumi jetik janë të ndryshme, në varësi të shteteve të ndryshme. Kushtetuta dhe përshtatja e saj me ndryshimet shoqëroreKushtetuta, siç e kemi thënë edhe më sipër, është rezultat i një “pakti social” mes të qeverisurve dhe qeverisësve. Ndonëse hartohet me qëllimin madhor për t’i rezistuar kohës, herë pas here, është e nevojshme që ajo të përshtatet me zhvillimet shoqërore.Për këtë qëllim, kushtetutat parashikojnë në përbërjen e tyre norma dhe rregulla që do të mundësojnë “rishikimin” e tyre. Ky rishikim nënkupton mundësinë e ndryshimit të aspekteve të caktuara të dispozitave kushtetuese nëpërmjet procedurave të parashikuara nga vetë kushtetuta.Dispozitat kushtetuese që parashikojnë modifikimin dhe ndryshimin e vetë Kushtetutës gjenden zakonisht nën pjesën “Rishikimi i Kushtetutës”. Në varësi të shkallës së vështirësisë të parashikuar për modifikimin ose ndryshimin përkatës, Kushtetutat i ndajmë në elastike dhe të ngurta. Kushtetuta elastike janë ato kushtetuta, të cilat parashikojnë procedura relativisht të thjeshta për modifikimin e dispozitave të tyre. Kushtetuta të ngurta janë ato kushtetuta, të cilat parashikojnë procedura të vështira për realizimin e këtij modifikimi.Si kushtetutat e ngurta, ashtu edhe ato elastike, mund të parashikojnë dispozita të caktuara të konsideruara si të paprekshme ose të pamodifikueshme. Të tilla, zakonisht konsiderohen “të drejtat themelore të njeriut” dhe “forma e shtetit”. Moslejimin e një modifikimi të këtillë e parashikojnë shprehimisht kushtetutat e Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Greqisë. Kushtetuta e Shqipërisë i ka të nënkuptuara pjesët që nuk mund të modifikohen.Kushtetuta e Shqipërisë
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39