Page 37 - Demo
P. 37
35Si të kuptojmë epërsinë e Kushtetutës dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut, të cilat mbrohen me Kushtetutë.Shpeshherë, rëndësia e Kushtetutës së një shteti mund të neglizhohet, sidomos në shoqëri të cilat nuk kanë përvoja të mëparshme kushtetuese demokratike, si në vendin tonë. Për këtë arsye është e rëndësishme të mësohemi me epërsinë e Kushtetutës mbi çdo ligj tjetër dhe me rëndësinë e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të cilat mbrohen me Kushtetutë.Veprimtaria 1: Në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës dhe mësuesin e lëndës, ftoni në klasë një jurist, avokat ose gjykatës.Qëllimi: Të mësuarit me epërsinë e Kushtetutës mbi çdo ligj tjetër.Udhëzim: Pyeteni të ftuarin tuaj për rëndësinë e një procesi gjyqësor të rregullt dhe për rëndësinë e marrjes së çfarëdolloj vendimi gjyqësor, në linjë me Kushtetutën e Shqipërisë. Diskutoni me të në lidhje me rëndësinë e Kushtetutës dhe të betimit përpara saj në përfundim të shkollës së Magjistraturës në Shqipëri.Veprimtaria 2: Organizoni një simulim të një seance gjyqësore, ku një qytetar akuzohet nga një qytetar tjetër për “dhunim të pronës private”. Qytetari i akuzuar, gjatë pjesëmarrjes në një protestë për mbrojtjen e të drejtave të të dënuarve politikë, ka prishur qetësinë publike të një bari aty pranë, pronari i të cilit ka ngritur akuzën e sipërpërmendur.Qëllimi: Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Kushtetutë.Udhëzim:Vendosini bankat në formë rrethi dhe caktoni njërin prej jush të qëndrojë në podium, në rolin e gjykatësit. Caktoni nga një avokat për secilën palë. Avokati i të akuzuarit duhet të mbrojë të drejtën e klientit të tij për të protestuar, pra për të shprehur bindjet e tij politike, një e drejtë që mbrohet nga Kushtetuta. Avokati i qytetarit akuzues mbron të drejtën e këtij të fundit për respektimin e aktivitetit dhe të pronës private. Cila nga këto të drejta ka përparësi?tema 5 Veprimtari praktike

