Page 40 - Demo
P. 40
38për shembull, në qytet-shtetet greke, qytetar i lirë ishte vetëm ai që zotëronte një tokë dhe vetëm ai mund të votonte. Skllevërit dhe gratë nuk gëzonin të drejtë vote. Shumë kohë më vonë, e drejta e votës nuk u bazua më mbi kriterin e pronësisë, por të pavarësisë. Në mjaft vende të botës, e drejta e grave për të votuar është njohur gjatë shekullit XX. Kështu, në Shqipëri, e drejta e votës për gratë është njohur me Kushtetutë në vitin 1946, në Itali, në vitin 1946, në Francë, në vitin 1945, në SHBA, qysh në vitin 1919, ndërsa në Zvicër, vetëm në vitin 1971. Ç’janë të drejtat e njeriut?Të drejtat e njeriut janë të drejtat që gëzon individi në shoqërinë ku ai bën pjesë. Këto të drejta mbrohen me ligj dhe garantojnë lirinë e tij për të jetuar. Ato bazohen në aksiomën universale se njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë. Të drejtat e njeriut bazohen kështu në dy kategori të mëdha lirish: liritë negative dhe liritë pozitive.Liritë negative: Kanë të bëjnë me atë sferë të lirisë e cila e mbron individin prej shtetit, pra mbrojnë lirinë personale të tij nga ndërhyrja e shtetit. Në këtë kategori përfshihen: e drejta e fjalës, e drejta e besimit të lirë, e drejta e pronës, e drejta e mosdhunimit të banesës, fshehtësia e korrespondencës, e drejta për të qarkulluar lirisht, e drejta e organizimit e të tjera.Liritë pozitive: Kanë të bëjnë me atë sferë të lirisë e cila, krahas barazisë formale, i garanton njeriut edhe barazinë reale. Këtu përfshihen disa detyra që i ngarkohen shtetit, me qëllim që ky të garantojë kushtet për zbatimin e të drejtave të qytetarëve të tij. Këto të drejta janë të lidhura me konceptin e shtetit social dhe kanë lindur kryesisht pas viteve gjashtëdhjetë, me përqafimin e idesë së shtetit të mirëqenies në Evropë. Ato i garantojnë qytetarit të drejta sociale, si për shembull: të drejtën për punë, të drejtën për arsimim, të drejtën për kujdes shëndetësor e të tjera.Gra të angazhuara në ďĞƚĞũģŶƉģƌĮƟŵŝŶĞƚģĚƌĞũƚģƐƐģǀŽƚģƐ͕^,Të drejtat e njeriut

