Page 43 - Demo
P. 43


                                    41nga shteti duke i lejuar qytetarit të realizojë plotësisht qëllimet, parashikimet dhe dëshirat e tij. Këto të drejta i gjejmë që nga antikiteti e deri në kohët e sotme. Në këtë grupim hyjnë: e drejta e fjalës, e të shprehurit, e pronës, e besimit, e drejta e shtypit dhe e organizimit.Të drejta politike. Janë një nënkategori e të drejtave civile dhe lidhen me të drejtat e qytetarit sa i përket politikëbërjes në shtetin e tij. Këto të drejta u zhvilluan plotësisht dhe morën përmasa universale, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. Këtu hyjnë: e drejta e votës (elektorati aktiv), e drejta e kandidimit për poste politike (elektorati pasiv), e drejta e protestës, e drejta e organizimit të partive ose shoqatave e të tjera.Të drejtat civile dhe politike konsiderohen si të drejta të brezit të parë.Të drejta ekonomike. Janë të drejtat e njeriut në sferën ekonomike. Këto të drejta morën hov sidomos në vitet gjashtëdhjetë, periudhë kur punëtorët nëpër botë filluan të kërkonin më shumë të drejta për veten. Në këtë grupim, përveç të drejtës së pronës dhe të konkurrencës së barabartë, hyjnë: e drejta e punës, e drejta e pushimit të paguar nga puna, e drejta e pagesës për orët shtesë, e drejta e kushteve të sigurta në punë e të tjera. Të drejta sociale. Janë të drejtat e njeriut në sferën sociale. Këto të drejta u zhvilluan veçanërisht në vitet gjashtëdhjetë, periudhë kur në Evropë lulëzoi shteti i mirëqenies sociale. Ato përfshijnë: të drejtën e minimumit jetik, të drejtën e banesës, të drejtën për kujdes shëndetësor, të drejtën për mbrojtjen e kategorive të personave me aftësi të kufizuar etj., të drejtën për arsimim, të drejtën për mbështetje sociale në raste paaftësie për punë e të tjera.Të drejtat ekonomike dhe sociale konsiderohen si të drejta të brezit të dytë.Të drejta kulturore. Janë të drejtat e njeriut në sferën kulturore, të cilat kanë të bëjnë me identitetin kombëtar e kulturor të qytetarit. Në këtë grupim hyjnë: e drejta për të ushtruar gjuhën amtare, e drejta për të respektuar kulturën dhe vlerat vetjake (pra, e drejta për identitet kulturor vetjak), e drejta për të edukuar fëmijët sipas kësaj kulture e të tjera. Këto të drejta kanë ekzistuar gjithnjë, por ato morën rëndësi të veçantë pas viteve nëntëdhjetë, periudhë që përkon me zgjerimin e dukurisë së globalizimit dhe me fillesat e ndikimit të tij në kulturat e popujve të ndryshëm.Të drejta për mjedisin. Këto janë të drejta të zhvilluara sidomos pas viteve nëntëdhjetë, periudhë në të cilën lindi shqetësimi për veprimtarinë njerëzore me efekt shkatërrimtar për mjedisin në botë. Pra, pikërisht nevoja për të ruajtur mjedisin, natyrën dhe kafshët ndikoi në zgjerimin e kësaj sfere në aspektin e të drejtave të njeriut, ku tashmë përfshihen: e drejta për ambient të pastër, e drejta për ajër të pastër, e drejta për riciklim të mbetjeve, të drejtat e konsumatorit e të tjera.Të drejtat e njeriutDĂƌƟŶ>ƵƚŚĞƌ<ŝŶŐĚƵŬĞĨŽůƵƌƉĂƌĂŵĂŶŝĨĞƐƚƵĞƐǀĞƉģƌƚģĚƌĞũƚĂƚĞŶũĞƌŝƵƚ͕Uashington
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47