Page 46 - Demo
P. 46
44ϭϵϲϲ͕<ĂƌƚĂƉģƌtë Drejtat Civile ĚŚĞWŽůŝƟŬĞĞŬůĂƌĂƚĂƉģƌƚģƌĞũƚĂƚĞ&ģŵŝũģǀĞnivel kombëtar e ndërkombëtar. Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut përfaqëson një standard të përgjithshëm për tërë njerëzit dhe popujt anekënd botës, pra mund të konsiderohet si një Kushtetutë e nivelit ndërkombëtar të shteteve nënshkruese.Në vitin 1959, OKB-ja miratoi Deklaratën për të Drejtat e Fëmijëve e cila theksonte natyrën unike të fëmijërisë. Si pasojë e kësaj veçantie, te drejtat që rrjedhin prej saj janë: e drejta e fëmijëve për të qenë të barabartë e të padiskriminuar në bazë të racës, etnisë, fesë apo kombësisë, e drejta për të mos punuar, e drejta për t’u arsimuar, e drejta për të gëzuar mbrojtje shëndetësore e sociale dhe e drejta e fëmijës për t’u zhvilluar fizikisht e shpirtërisht, i lirë dhe me dinjitet.Në vitin 1966, Karta e OKB-së u pasua nga miratimi i Kartës së të Drejtave Civile dhe Politike dhe i Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore. Kartat janë në formë traktatesh ndërkombëtaredhe shtetet nënshkruese angazhohen t’i zbatojnë ato në juridiksionin e tyre kombëtar. Të dyja Kartat u garantojnë shteteve vetëvendosjen, pra të drejtën për të shfrytëzuar lirisht burimet e tyre kombëtare. Ato ndalojnë diskriminimin e shtetasve dhe përdorimin e torturës në vendet nënshkruese, u garantojnë të drejta minoriteteve etnike, fetare ose gjuhësore, u lejojnë këtyre komuniteteve të kenë kulturën dhe gjuhën tyre e të tjera. Të dyja këto Karta janë ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 1991.Dy Kartat e mësipërme janë pasuar nga disa konventa të hartuara nga OKB-ja, si për shembull: Konventa mbi Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, Konventa mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racial, Konventa Kundër Torturës dhe çdo Trajtimi ose Ndëshkimi tjetër Mizor, Çnjerëzor dhe Poshtërues, Konventa mbi Parandalimin dhe Ndëshkimin e Apartejdit, Konventa mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave e të tjera. Këto konventa janë adoptuar nga shtetet anëtare në varësi të kulturës së tyre politike dhe të përshtatshmërisë së tyre me të. Sistemi evropian i të drejtave të njeriutPërveç sistemit ndërkombëtar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ekzistojnë edhe sisteme rajonale të mbrojtjes së tyre, ku më i rëndësishmi për ne është ai evropian.Sistemi evropian i mbrojtjes së të drejtave të njeriut përfaqësohet nga Këshilli i Evropës (KE), një organizatë e shteteve evropiane, e cila u krijua në vitin 1949 në Londër, me qëllimin për të nxitur vlerat evropiane të paqes, lirisë dhe bashkëpunimit. Shqipëria u anëtarësua në këtë organizatë në vitin 1995.Në këtë organizatë, dokumenti më i rëndësishëm që trajton të drejtat e njeriut është Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo konventë u nënshkrua fillimisht nga dhjetë shtete evropiane, ndërsa sot ajo numëron dyzet e pesë shtete nënshkruese të cilat janë njëherësh anëtare të Këshillit të Evropës. Shqipëria e ratifikoi këtë konventë në vitin 1996.Të drejtat e njeriut

