Page 52 - Demo
P. 52


                                    50Kështu, liria e shprehjes mund kufizohet në ato raste kur abuzohet me të, për shembull: në rast mashtrimi ose shpifjeje. Në shtypin e përditshëm ndodh shpesh të botohen informacione të pasakta. Gazetarët duhet të jenë të kujdesshëm që të mos abuzojnë me lirinë e fjalës. Ata duhet ta kufizojnë lirinë e tyre në mënyrë që kjo liri të mos keqpërdoret. Kufizim tjetër mund të jetë dhe liria e ndërgjegjes dhe e fesë, por në këtë rast, çështja është më e ndërlikuar, sepse varet nga vlerësimi që bën çdo shtet në mënyrë të pavarur. Kështu, në disa shtete evropiane lejohet ekspozimi i simboleve fetare në shkollë e në disa të tjera, ato janë të ndaluara. Rast konflikti të së drejtave kemi dhe kur ballafaqohet e drejta e respektit të pronës me të drejtën e organizimit që gëzojnë individët ose grupet e ndryshme shoqërore. Kështu, të drejtën për t’u mbledhur e gëzon çdo njeri, si e drejtë që garantohet me Kushtetutë, por kjo e drejtë mund të kufizohet nëse personat që marrin pjesë në organizim mblidhen në një hapësirë që është pronë private: pronari mund t’i kërkojë policisë të largojë personat që janë grumbulluar në tokën e tij. Ndërlidhja e të drejtaveNë mënyrë që të sigurohet respektimi i të drejtave të njeriut, pra që ne të jemi në gjendje t’i ushtrojmë, apo t’i gëzojmë, ato duhet të jenë të zbatueshme. Por para se të vihen në zbatim, duhet parë nëse ato janë të lidhura me njëra-tjetrën. Shpeshherë, të drejtat funksionojnë në bashkëpunim me njëra-tjetrën, pra ndërlidhen. Shumë të drejta të garantuara nga konventat e huaja ose nga Kushtetuta jonë marrin më shumë kuptim nëse trajtohen të ndërvarura ose të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Kështu, nëse shkelet e drejta e fjalës, individi i prekur ka të drejtën e një procesi të rregullt ligjor, që do të thotë se ai mund ta mbrojë të drejtën e tij në gjykatë. Nëse një gazetar dërgon me e-mail në redaksi një artikull për botim në numrin pasues të gazetës, ai mbrohet nga e drejta e fshehtësisë së korrespondencës (pjesë e së drejtës së respektimit të jetës private) dhe nga e liria e shprehjes, pasi artikulli të botohet. Siç mund të vihet re, ndodh shumë shpesh që të drejtat të bashkërendohen, madje të fitojnë dhe kuptim nëse shikohen si të ndërlidhura. Së fundi, ato duhet të respektohen dhe të mbrohen nga organet e administratës dhe nga gjykatat.Të drejtat e njeriutVerifikim njohurish1 ŝůĂƚũĂŶģĂƌƐLJĞƚĞŬŽŶŇŝŬƟƚƚģƚģĚƌĞũƚĂǀĞ͍2 ^ŝƉĂƐũƵƐŚ͕ĂģƐŚƚģůŝƌŝĂĞƐŚƉƌĞŚũĞƐĞĚƌĞũƚĂŵģƚŚĞŵĞůŽƌĞĞŶũĞƌŝƵƚŶģŶũģƐŚŽƋģƌŝĚĞŵŽŬƌĂƟŬĞ͍Mendim kritikZgjerim njohurishƉģƌďģŶƉģƌŐũŝŵŝŝƉĞƌƐŽŶĂǀĞƉƵďůŝŬģƐŚŬĞůũĞƚģũĞƚģƐƐģƚLJƌĞƉƌŝǀĂƚĞ͍WŽŶģƐĞŬģƚŽƉģƌŐũŝŵĞŶdžũĞƌƌŝŶŶģƉĂŚŝŶĨŽƌŵĂĐŝŽŶĞƉģƌĂŬƚĞƚģĚģŶƵĞƐŚŵĞŶŐĂůŝŐũŝ͍ŝůŝŽƌŐĂŶŵƵŶĚƚ͛ŝŐũLJŬŽũģŬģƚŽƌĂƐƚĞ͍'ũĞŶŝŶģŝŶƚĞƌŶĞƚƚĞŬƐƟŶĞ<ŽŶǀĞŶƚģƐffiǀƌŽƉŝĂŶĞƉģƌƚģƌĞũƚĂƚĞEũĞƌŝƵƚ͘<ũŽŬŽŶǀĞŶƚģģƐŚƚģƉģƌŬƚŚLJĞƌĞĚŚĞŶģŐũƵŚģŶƐŚƋŝƉĞ͘WĂƐŝƚģůĞdžŽŶŝƚģĚƌĞũƚĂƚĚŚĞůŝƌŝƚģƋģŐĂƌĂŶƚŽŶĂũŽ͕ŶģďĂnjģƚģŐũLJŬŝŵŝƚƚƵĂũ͕ƉģƌƉŝƋƵŶŝƚ͛ŝƌĞŶĚŝƚŶŝŶģŶũģƐŚŬĂůůģŚŝĞƌĂƌŬŝŬĞ͕ŶŐĂŵģĞƌģŶĚģƐŝƐŚŵũĂĚĞƌŝƚĞŵģƉĂŬĞƌģŶĚģƐŝƐŚŵũĂ͘ŝƐŬƵƚŽŶŝŶģůŝĚŚũĞŵĞnjŐũĞĚŚũĞŶƚƵĂũ͘Blasfemi:fyerja e një besimi fetar.
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56