Page 54 - Demo
P. 54


                                    52 Disa nga të drejtat themelore  të njeriut të përfshira në KushtetutëE drejta për jetën dhe e drejta për ruajtjen e integritetit fizik dhe moral të individit. Detyra kryesore e shtetit është respektimi i jetës së shtetasve të tij. Shteti nuk duhet të bëhet shkaktar për rreziqe të pajustifikuara që cenojnë jetën e tyre dhe nuk duhet të ushtrojë dhunë, si fizike ashtu dhe morale. Gjithashtu, kjo e drejtë mbron individët nga persona që mund të sjellin vdekjen ose dëmtimin fizik ose moral të tyre. Në bazë të këtij parimi, vendet e Këshillit të Evropës, përfshi Shqipërinë, kanë shfuqizuar dënimet me vdekje.Policia angleze, gjatë një ndërhyrjeje në Gjibraltar (1988), përdori armët dhe vrau tre anëtarë të IRA-s, të cilët mendohej se do të kryenin një atentat. Familjarët e viktimave kërkuan pranë Gjykatës Evropiane të së Drejtave të Njeriut të dënohej Mbretëria e Bashkuar për shkelje të së drejtës së jetës dhe integritetit fizik. Gjykata e dënoi Mbretërinë e Bashkuar, pasi, sipas saj, policia nuk kishte prova se tri viktimat ishin atentatorët dhe se ekzistonin mundësi të tjera që ata të arrestoheshin, pa përdorur “mjetet e rezervuara për raste ekstreme”. Ndërhyrjet e shtetit që mund të prekin jetën ose integritetin fizik apo moral të individëve duhet të ndodhin vetëm në kushte të jashtëzakonshme, nëse ka një rrezik të menjëhershëm që kanos popullsinë ose jetën e pengjeve.E drejta e shprehjes. Liria e ndërgjegjes dhe e fesë. Të dyja këto të drejta njihen nga Kushtetuta jonë, si dhe nga Konventa për të Drejtat e Njeriut. E drejta e shprehjes është shtylla e shoqërisë demokratike. Çdokush ka të drejtë të shprehë opinionin e tij, pa asnjë lloj censure. Kufizimet e kësaj të drejte mund të jenë rastet kur opinioni i dhënë shkel rëndë dinjitetin e njeriut. Për shembull, shpifja dënohet me ligj, nëse vërtetohet nga gjykata. Në disa shtete, siç e pamë dhe më parë, opinionet fyese kundër një feje mund të përbëjnë shkak për kufizimin e opinionit. Liria e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar. Shteti shqiptar është një shtet laik, megjithatë ai ka për detyrë të respektojë bindjen e çdokujt, qoftë fetare apo jofetare, si pjesë e lirisë së ndërgjegjes së gjithsecilit: të kesh liri ndërgjegjeje do të thotë të jesh i lirë të jetosh sipas bindjes që ke. Shteti duhet të mbrojë lirinë e secilit për të ndjekur fenë ose bindjen e tij. Gjithashtu, shteti nuk duhet të persekutojë askënd për shkak të fesë apo të bindjes.E drejta për t’u martuar dhe për të krijuar familje. Kjo e drejtë përfshihet në të drejtën më të përgjithshme të respektimit të jetës private. Rëndësia e familjes njihet nga Kushtetuta jonë dhe nga Kodi i Familjes. Familja është bërthama e shoqërisë. Shtetet, me anë të politikave të ndryshme, mund të nxitin njerëzit të krijojnë familje dhe të kenë fëmijë. Një popullsi e madhe në një shtet, sjell zakonisht shumë avantazhe. Në disa shtete, është shtruar çështja e krijimit të familjeve nga persona të të njëjtit seks, nëpërmjet bashkëjetesës ose martesës. Shtete si: Franca, Vendet e Ulëta, Mbretëria e Bashkuar e kanë pranuar martesën e personave të të njëjtit seks dhe u kanë njohur të drejtën që të birësojnë fëmijë. Italia miratoi në maj 2016 ligjin që zyrtarizon bashkëjetesën edhe për personat e të njëjtit seks. Mirëpo, siç është shprehur edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, çështje të tilla si martesa mes personave të të njëjtit seks dhe birësimi i fëmijëve nga ana e tyre, vlerësohen nga shtetet anëtare, por nuk ka asnjë detyrim kushtetues ose evropian Të drejtat e njeriut
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58