Page 55 - Demo
P. 55
53që shtetet ta miratojnë një legjislacion të tillë. Disa vende (Franca, Vendet e Ulëta) e kanë pasur më të lehtë ta pranojnë një legjislacion të tillë, ndërsa në vende të tjera, shumica e popullsisë nuk e mbështet një legjislacion i tillë.E drejta për t’u organizuar. Si një e drejtë e brezit të parë, kjo e drejtë është gjithashtu thelbësore për një shoqëri demokratike. Grumbullimi i njerëzve për të manifestuar është një e drejtë që nuk varet nga asnjë vullnet i autoritetit publik. Gjithashtu, individët kanë të drejtë të organizohen në parti, shoqata apo grupime të ndryshme, për sa kohë që këto grupime, parti apo shoqata nuk nxitin urrejtjen raciale, marrjen e pushtetit me dhunë, ose kanë qëndrime që bien ndesh me një shoqëri demokratike.E drejta për të gëzuar një jetë private pa ndërhyrje nga të tjerët. Jeta private përfshin një gamë shumë të gjerë të drejtash, siç janë: ruajtja e korrespondës personale, ruajtja e të dhënave personale, ruajtja e banesës nga bastistjet e padrejta të policisë, respektimi i orientimit seksual, përhapja e imazheve personale pa autorizim (sidomos në internet) etj.E drejta për një proces të rregullt ligjor. Kjo përbën dhe të drejtën më thelbësore të të drejtave të brezit të parë. Në kohën e monarkive absolute, gjykimet e përshpejtuara, në mungesë të mbrojtjes për të dënuarin, të provave dhe të dëshmitarëve ishin të shpeshta. Këto lloj gjyqesh mund të vijojnë dhe sot në vende ku mungon liria. Në një shtet demokratik, askush nuk mund të dënohet pa një gjyq të drejtë, që nënkupton faktin se çdo individ ka të drejtën për t’u mbrojtur, për të paraqitur dhe kërkuar prova dhe dëshmitarë dhe të drejtën për të ankimuar vendimin e një gjykate më të ulët, në një gjykatë më të lartë për nga shkalla hierarkike.Të drejtat e njeriutVerifikim njohurishVeprimtari në grup1 ŝƚŽŶŝĚŝƐĂƚģĚƌĞũƚĂƚģďƌĞnjŝƚƚģƉĂƌģ2 DĞĐŝůģŶƚģĚƌĞũƚģďŝĞŶĚĞƐŚƚŽƌƚƵƌĂ͍3 Shpjegoni të drejtën për një proces të rregullt ligjor.EĚĂŚƵŶŝŶģĚLJŐƌƵƉĞĚŚĞ͕ŵĞŶĚŝŚŵģŶĞŝŶƚĞƌŶĞƟƚ͕ŐũĞŶŝ<ƵƐŚƚĞƚƵƚģŶĞZĞƉƵďůŝŬģƐWŽƉƵůůŽƌĞ^ŽĐŝĂůŝƐƚĞƚģ^ŚƋŝƉģƌŝƐģƚģǀŝƟƚϭϵϳϲĚŚĞ<ƵƐŚƚĞƚƵƚģŶĞZĞƉƵďůŝŬģƐƐģ^ŚƋŝƉģƌŝƐģ͘WģƌƉŝƋƵŶŝƚģŐũĞŶŝŶĚƌLJƐŚŝŵĞƚŵŝĚŝƐƚģĚLJũĂǀĞ͘^ŝŵƵŶĚƚĂŬůĂƐŝĮŬŽŶŝ<ƵƐŚƚĞƚƵƚģŶĞǀŝƟƚϭϵϳϲ͘sŝŶŝŶģƉĂŚĚŝƐĂƟƉĂƌĞŬĂƌĂŬƚĞƌŝƐƟŬĞƚģƐĂũŶģŵďģƐŚƚĞƚũĞƚģƚĞnjģƐƐƵĂũ͘Mendim kritik1 WģƌƐĞƐŚƚĞƚĞƚŶŐƵƌŽũŶģƚ͛ŝŶũŽŚŝŶƐŝƚģďĂƌĂƐǀůĞĨƐŚŵĞƚģĚƌĞũƚĂƚĞďƌĞnjŝƚƚģƉĂƌģŵĞĂƚŽƚģďƌĞnjŝƚƚģdytë dhe të tretë? Si mund të ndryshojë kjo gjë?2 EģƐĞĞŬŽŶƐŝĚĞƌŽũŵģĨĞŶģƐŝŶũģŝĚĞŽůŽŐũŝ͕ƐŝƉĂƐŵĞŶĚŝŵŝƚƚƵĂũ͕ĂũĂŶģƚģďĂƌĂƐǀůĞĨƐŚŵĞĚŝŶũŝƚĞƟŝŶũĞƌŝƵƚĚŚĞŝĚĞŽůŽŐũŝĂ͕ŶģƐĞĚŝŬƵƐŚŝƉƌĞŬĂƚŽŵĞŽƉŝŶŝŽŶŝŶĞƟũ͍IRA (shkurtim në ang. për Irish Republican Army): Ushtria Republikane Irlandeze, e themeluar për të luftuar kundër pushtimit britanik të Irlandës. Pas Pavarësisë së Irlandës, IRA e përqendroi luftën e saj në Irlandën e Veriut, edhe sot, pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo ka përdorur mjete të ndryshme, përfshi dhe terrorin dhe atentatet. Si rezultat i marrëveshjeve të arritura mes partive politike të Irlandës së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, IRA nuk ekziston më.

