Page 56 - Demo
P. 56
541. E drejta për t’u informuarE drejta për t’u informuar është e lidhur me të drejtën për të shprehur lirisht mendimin dhe për të dëgjuar dhe lexuar mendimin e tjetrit. Ne duhet të informohemi për të drejtat që kemi, ashtu siç duhet të informohemi për detyrimet që kanë organet publike ndaj nesh. Gjithashtu, ne jetojmë në një shoqëri që ka rregulla të cilat duhet t’i respektojmë. Përveç të drejtave, ne kemi dhe detyrime.tema 7 Veprimtari praktikeDisa të drejta që duhet t’i dimë, të parashikuara nga konventat ndërkombëtare për fëmijët (si p.sh.: Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve) janë:Ͳ e drejta e shprehjes së opinionit në liri të plotë;Ͳ e drejta për të pyetur lirisht për çdo çështje që na intereson;Ͳ e drejta për t’u mbrojtur nga të gjitha format e dhunës;Ͳ e drejta e përfitimit nga shërbimet shëndetësore;Ͳ e drejta për t’u arsimuar.Organizoni një takim me shërbimet shoqërore të qytetit tuaj për t’u njohur më mirë me masat që merren për informimin e fëmijëve në lidhje me të drejtat që ata kanë. Gjeni dokumente të huaja dhe shqiptare rreth mënyrës së informimit të fëmijëve për të drejtat që kanë. Diskutoni në klasë, por dhe me shërbimet shoqërore të qytetit tuaj në lidhje me zbatimin e së drejtës së fëmijëve për t’u informuar në lidhje me të drejtat e tyre.2. E drejta për t’u arsimuarÇdo fëmijë duhet të mësojë të shkruajë dhe të lexojë. Edukimi është i rëndësishëm për të ardhmen: ai ndihmon në emancipimin, në fitimin e njohurive të reja dhe në zhvillimin e fëmijës. Falë arsimimit, fëmijët mund të forcojnë identitetin e tyre, të zgjedhin një profesion të përshtatshëm (sipas UNICEF-it, programit të Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Fëmijëve, çdo vit në shkollë i rrit mesatarisht me dhjetë për qind të ardhurat në punë) dhe të përmirësojnë ambietin shoqëror ku jetojnë.

