Page 57 - Demo
P. 57
55Nga e drejta për arsim rrjedh natyrshëm ideja që arsimi bazë duhet të jetë i detyrueshëm dhe falas për të gjithë. Në Shqipëri, arsimi bazë, që përfshin nxënësit nga mosha gjashtë deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç është i detyrueshëm dhe falas. Në Shqipëri, ekzistojnë dhe shkolla private, të cilat nuk janë të detyruara që ta ofrojnë falas arsimin bazë.Shkolla është elementi thelbësor i arsimimit. Mendoni disa mundësi, mjete, mënyra ose forma që shkolla të jetë një mjedis më i mirë, ku ju të përfitoni sa më shumë dije dhe informacion. Mund të imagjinoni, fjala vjen, si të pasuroni bibliotekën e shkollës. Për këtë qëllim, mund të organizoni një aktivitet, që do të synojë të mbledhë sa më shumë libra për bibliotekën e shkollës suaj. Sipas studimeve, njeriu përthith më shumë dije dhe informacion gjatë moshës dymbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjeç. Dijet që ai merr në këtë moshë, do të jenë bërthama e dijeve dhe njohurive praktike që do të përftojë më vonë në jetë.3. E drejta për punëE drejta për punë ndesh, së pari, në problemin e papunësinë. Kjo e drejtë nuk përkthehet automatikisht në një detyrë për shtetin. Shteti e lufton papunësinë nëpërmjet masave që merr, por nuk është i detyruar të garantojë punësimin e të gjithëve. Papunësia luftohet me masa ekonomike dhe me stimulimin e bizneseve në mënyrë që të ofrojnë sa më shumë vende pune. Një tjetër vështirësi në zbatimin e së drejtës për punë, është puna e të miturve. Kodi i Punës lejon që fëmijët, nga mosha katërmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjeç, të kryejnë punë, me kusht që të mos jenë të lodhshme dhe të dëmtojnë shëndetin e fëmijëve. Megjithatë, ne shikojmë çdo ditë se si shfrytëzohen të miturit: duke kërkuar lëmoshë ose duke bërë punë të tjera të rënda, për të ndihmuar familjet e tyre. Organizoni një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, ose me nëpunës publikë të shërbimeve sociale, dhe diskutoni në lidhje me masat që duhen marrë për të mbrojtur fëmijët nga shfrytëzimi. A mund të luftohet kjo dukuri edhe nëpërmjet arsimimit? Të drejtat e njeriut

