Page 58 - Demo
P. 58


                                    56tema 8 Veprimtari praktikeArsyet pse të drejtat e njeriut nuk respektohen, janë disa: mosinformimi, veprimet abuzive të organeve shtetërore, shkeljet e të drejtave të individëve nga individë të tjerë, por edhe indiferentizmi. Shpesh, rreth e rrotull nesh ndodhin padrejtësi ose vërehen situata që mund të përbëjnë shkelje të së drejtave të njeriut ose të së drejtave të fëmijëve. Po aq shpesh ndodh që të mos reagojmë ose të mbajmë një qëndrim indiferent ndaj këtyre dukurive. Format e shkeljes së të drejtave të njeriut janë të shumta. Por, në raste të tilla, nuk duhet të mbajmë qëndrim pasiv. Në qoftë se bëhemi dëshmitarë të një padrejtësie, nuk duhet ta konsiderojmë veten si spektatorë përpara një shfaqjeje ose një filmi.Veprimtari 1 Flisni me shokët dhe shoqet e klasës për fenomene të padrejta që mund të keni vënë re në jetën tuaj të përditshme. Diskutoni rreth tyre. Nëse keni këndvështrime të ndryshme, organizohuni në dy grupime, përgatitni me shkrim qëndrimet tuaja dhe më pas debatoni për to.Veprimtari 2 Përpara fillimit të Luftës së Dytë Botërore, prifti protestant Martin Nimoler (Martin Niemoller), themeloi një organizatë të përbërë nga priftërinj të tjerë protestantë, që luftuan ligjet kundër hebrenjve në Gjermaninë naziste. Ai u arrestua në vitin 1937 dhe, në vitin 1941, u dërgua në kampin e përqendrimit të Dakaut. Ai i rezistoi internimit dhe, pas rënies së nazizmit, iu kushtua rithemelimit të kishës protestante. Nimoleri është autori i poezisë së titulluar “Kur erdhën të na merrnin”:Kur nazistët erdhën të merrnin komunistët,heshta, sepse nuk isha komunist.Kur erdhën të burgosnin socialdemokratët,heshta, sepse nuk isha socialdemokrat.Kur erdhën të merrnin sindikalistët,heshta, sepse nuk isha sindikalist.Kur erdhën të më merrnin mua,nuk kish mbetur më asnjë për të protestuar.Poezia shpreh dëmet e mëdha që sjell indiferentizmi ndaj shkeljes së të drejtave. Pavarësisht se mund t’i përkasim një grupi shoqëror të caktuar, ne kemi për detyrë të ngremë zërin për shkeljen e të drejtave të çdo njeriu ose të së drejtave tona. Organizoni takime me grupe shoqërore që protestojnë ose kanë protestuar për shkelje së të drejtave. Mund të diskutoni me to për të drejtat që kanë dhe për detyrimet e shtetit për mbrojtjen e tyre. Përmblidhni dhe paraqitni para klasës konkluzionet tuaja nga takimet e organizuara.Njohim të drejtat tona
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62