Page 62 - Demo
P. 62
605. Certifikimi: në shoqëritë bashkëkohore, ndjekja dhe përfundimi i cikleve të ndryshme arsimore dëshmohet nëpërmjet pajisjes me certificata dhe diploma të ndryshme, të cilat pasqyrojnë rezultatet sasiore (ç’nivel shkollor është përfunduar) dhe ato cilësore (ç’rezultate janë arritur) të një individi.Ndërsa në planin shoqëror, shkolla ka rëndësi sepse siguron:1. Integrimin shoqëror: shkolla mundëson që individë me përkatësi të ndryshme kulturore, etnike, krahinore, fetare etj., të jenë pjesë e së njëjtës shoqëri dhe të kultivojnë një identitet të përbashkët kombëtar.2. Vazhdimësinë kulturore: nëpërmjet sistemit arsimor, shoqëritë sigurojnë vazhdimësinë kulturore dhe transmetimin e normave dhe vlerave kulturore nga njëri brez në tjetrin.3. Ndryshimin dhe zhvillimin shoqëror: nga njëra anë, shkolla ndihmon në ruajtjen e kulturës, por, nga ana tjetër, ajo mbështet zhvillimin e shoqërisë, duke u kthyer në një mjedis që stimulon idetë për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes. Arsimimi si e drejtë themeloreArsimimi ka rëndësi për jetën e çdo individi në shoqërinë bashkëkohore. Ai përbën një të drejtë themelore të njeriut. Si e tillë, e drejta për arsimim gjen shprehje në një sërë dokumentesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj dokumentesh ndërkombëtare që përmbajnë të drejtën për arsimim, janë: Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (Neni 26) dhe Konventa për të Drejtat e Fëmijëve (Neni 28 dhe 29). Në nenin 26 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, të shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1948, pohohet se:t Secili ka të drejtën e arsimimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në fazat e arsimit fillor dhe themelor. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të jenë të përgjithshëm, ndërsa arsimi i lartë duhet t’u bëhet i mundshëm të gjithëve në mënyrë të barabartë, në bazë të aftësisë.t Arsimi duhet të synojë zhvillimin e plotë të personalitetit të njeriut dhe forcimin e respektimit të së drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ai duhet të nxitë mirëkuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjitha kombeve, grupeve raciale ose fetare. t Prindërit kanë të drejtën parësore për të zgjedhur llojin e arsimit të fëmijëve të tyre. Kjo e drejtë pasqyrohet gjithashtu në nenet 28 dhe 29 të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 1989.Arsimimi

