Page 65 - Demo
P. 65
63 Si realizohet e drejta për arsimim? E drejta për arsimim është një e drejtë themelore, mbrojtja me ligj e së cilës është shumë e rëndësishme për të siguruar të ardhmen e çdo shoqërie. Si një e drejtë pozitive, e drejta për arsimim kërkon domosdoshmërisht ndërhyrjen e shtetit, në mënyrë që të garantohen të gjitha kushtet e përshtatshme për realizimin e saj. Përveçse në dokumentet ndërkombëtare, të paraqitura në mësimin e mëparshëm, e drejta e arsimimit gjen shprehje dhe në mjaft dokumente kombëtare. Mbrojtja me ligj e së drejtës për arsimim në Kushtetutën e Republikës së ShqipërisëLegjislacioni shqiptar parashikon të drejtën për arsimim dhe ndjek të njëjtën linjë me dokumentet ndërkombëtare të lartpërmendura. Dokumenti më i rëndësishëm është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Në nenin 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë shkruhet:1. Kushdo ka të drejtën për arsimim. 2. Arsimi shkollor i detyrueshëm caktohet me ligj.3. Arsimi i mesëm i përgjithshëm publik është i hapur për të gjithë. 4. Arsimi i mesëm profesional dhe i lartë mund të kushtëzohen vetëm nga kritere aftësie. 5. Arsimi i detyrueshëm dhe arsimi i mesëm i përgjithshëm në shkollat publike, janë falas. 6. Nxënësit dhe studentët mund të arsimohen edhe në shkolla jopublike të të gjitha niveleve, të cilat krijohen e funksionojnë në bazë të ligjit. 7. Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike, janë të garantuara me ligj. Mbrojtja me ligj e së drejtës për arsimim në Ligjin për arsimin parauniversitarSistemi ynë arsimor parauniversitar mbështetet në traditën e arsimit shqiptar, funksionon në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, legjislacionin shqiptar në fuqi dhe zhvillohet sipas vlerave të përbashkëta të sistemeve arsimore bashkëkohore.Mbrojtja me ligj e së drejtës për arsimim në Ligjin për arsimin parauniversitar theksohet në mënyrë të veçantë në nenet 5 dhe 6 të këtij ligji. Më poshtë, janë paraqitur në mënyrë të plotë disa nga pikat e këtyre dy neneve:Arsimimi

